Zyrtari i PDK-së e uron Shefqet Krasniqin për lirimin nga akuzat

Ish deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa e ka uruar imamin e akuzuar për terrorizëm Shefqet Krasniqi.

Rrustem Mustafa në profilin e tij në Facebook e ka shkruar një urim me të cilin uron imamin e akuzuar për lirimin nga akuzat.

“Hoxhë Shefqet Krasniqi, urime pafajsia! Nga profili në media dhe njohurit se ka qenë ushtar i zoti në UÇK, lehtë kam besuar se Hoxhë Shefqet Krasniqi nuk mundet me qenë i fajshëm për vepra të përfolura”, ka shkruar Mustafa.

Këtij statusi Mustafa ia ka bashkuar edhe një fotografi ku shihet Krasniqi i veshur në uniformë të UÇK-së.

Postimi i plotë i Rrustem Mustafës

Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi, urime pafajsia!

Nga profili në media dhe njohurit se ka qenë ushtar i zoti në UÇK, lehtë kam besuar se Hoxhë Shefqet Krasniqi nuk mundet me qenë i fajshëm për vepra të përfolura!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne