Zyrtari palestinez pohon se Izraeli ka ndaluar të gjitha importet në Gaza, përveç ushqimit dhe ilaçeve

Izraeli ka ndaluar të gjitha importet në Rripin e Gazës përveç ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, tha një zyrtar palestinez.

“Të gjitha kompanitë e sektorit privat janë informuar për vendimin e Izraelit për të ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave dhe produkteve, përveç ushqimit dhe ilaçeve”, tha një zyrtar që kërkoi të mbetet anonim.

Pala izraelite ende nuk është prononcuar për rastin.

Izraeli javën e klauar ndaloi importin e karburantit në Gaza, në kuadër të masave ndëshkuese pas lëshimit të balonëve me flakë nga zona e Gazës.

Që nga viti 2007, Izraeli mban nën bllokadë të plotë rajonin palestinez të Gazës, ku luftë për mbijetesë bëjnë çdo ditë rreth dy milion banorë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne