Një banues në Lushnje është vënë në prangat e policisë, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij. Është kryer arrestimi i shtetasit Gëzim Goza 37 vjeç, banues në Lushnje.
Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës, u gjetën dhe sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, 8550 fara narkotikësh.
U gjetën dhe sekuestruan dhe një ndezës unifikues granatë dore, si dhe 7 copë fishekë pistolete./Gazeta Impakt