Nis protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë, dhjetra qytetarë në shesh kërkojnë ndalimin e gjenocidit të Izraelit në Gaza

Ka nisur në Shëshin “Skënderbej” në Tiranë protesta në mbështetje të Palestinës dhe kundër genocidit Izraelit në Gaza.

Dhjetra qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës në rrjetet sociale dhe janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre për luftën që Izraeli po bën ndaj banorëve të pafajshëm të Gaza dhe qytetet e tjera të Palestinës.

Protestuesit në tubimin që po mbahet në qendër të kryeqytetit shqiptar mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Liri për Palestinën”, “Ndaloni genocidin në Gaza”, “Ndaloni vrasjen e fëmijëve”, etj.

Ata kërkojnë ndalimin e menjëhrshëm të luftës së dhe vrasjeve të njerzve të pafajshëm nga ushtria Izraelite, ndërsa i bënë thirrje qeverisë së korruptuar shqiptare të dënojë vrasjet e muslimanëve në Gaza./GazetaImpakt/

https://www.facebook.com/share/p/Xjp3hyX9uZaMmYmG/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne