Aksident në Elbasan-Peqin/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:00 në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti nuk ka pasur pasoja fatale.

Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të drejtuesit të mjetit dhe njërit prej pasagjerëve , ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota lidhur me dinamikën e përplasjes.

Në vendngjarje ishin shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne