Kastriot Myftaraj
Këshilltarja e re e Edi Ramës Vlora Hyseni, ish drejtuese e shërbimit të fshehtë të Kosovës, na qenka ndër të tjera e specializuar edhe si eksperte e korrupsionit seksual. Domethënë e luftës kundër korrupsionit seksual.
Studimi i korrupsionit vazhdon të thellohet për ta njohur atë në të gjithë llojet dhe nënllojet e tij. Një ndër ta është edhe korrupsioni seksual, i cili është një lloj i posaçëm i korrupsionit që në vende si Kosova dhe Shqipëria, zhvillohet edhe në marrëdhëniet e vendasve me ndërkombëtarët, përveçse midis vetë vendasve.
Femra dhe meshkuj vendas korruptojnë ndërkombëtarët duke iu ofruar vetveten seksualisht dhe në këmbim sigurojnë përfitime të cdollojshme nga ndërkombëtarët. Që nga përparimi në karrierë e deri te punësimi i të afërmve, të ardhurat nga projekte të financuar nga të huaj paratë e të cilave kanalizohen nëpërmjet OJF-ve, bursa studimore etj.
Pushtetarët në vende si Kosova dhe Shqipëria e përdorin këtë lloj korrupsioni ndaj të huajve si një mjet ndikimi ndaj tyre, duke qenë se nuk kanë mjete të tjera ndikimi ndaj të huajve të plotfuqishëm.
Që Vlora Hyseni është eksperte e korrupsionit seksual, domethënë e luftës kundër tij, për këtë nuk ka dyshim. Shikojeni vetë dhe e kuptoni si e ka bërë kjo vajzë karrierën e saj të çuditshme që përfundoi ashtu siç nisi, aksidentalisht.
Shumë vajza të bukura dhe me raste edhe meshkuj të bukur kanë bërë karrierë në sajë të korrupsionit seksual.
Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës ndër të tjera ka vendosur të luftojë edhe korrupsionin seksual. Mirë bën sepse në zyrat e shtetit, si në ato të pushtetit qendror ashtu edhe të atij vendor, nuk ka femër të bukur të punësuar e cila nuk ka një tutor. Madje ka edhe shumë meshkuj me tutorë, sidomos në Bashkinë e Tiranës.
Tani pritet që të nisë lufta ndaj korrupsionit seksual. Në krye të kësaj lufte do të jetë kjo Vlora Hyseni.
Të gjithë femrat që kryejnë marrëdhënie seksuale në zyrat e shtetit shqiptar duhet të dridhen nga frika se do të ketë kontrolle të befasishme. Dhe nuk ka nevojë që t’ i kapin në flagrancë. Mjafton që kjo Vlora Hyseni t’ i kqyrë për disa sekonda dhe mund t’ u thotë me siguri:
“Loqka jeme ti sot definitivisht ke bërë seks në orar të punës! Mua nuk mujtesh me më rrejtë.”
Madje nëse ecin para saj disa hapa, ajo është në gjendje të zbulojë edhe pozicionin në të cilin kanë bërë seks. Lufta kundër korrupsionit po thellohet.
Në të vërtetë kjo paska qenë arsyeja e vërtetë për të cilën këtë Vlora Hysenin e shkarkuan nga detyra e drejtueses së shërbimit të fshehtë të Kosovës. Aftësia zbuluese e saj u pa si shumë e rrezikshme dhe demaskuese./fb

















