“1 vit që nga vdekja jote”, vrasja e Liridonës me porosi të Naimit, i vëllai kujton momentin kur i thanë lajmin tragjik: Të morën nga ne

Ka kaluar 1 vit nga krimi i rëndë në Prishtinë ku Liridona Ademaj u vra mizorisht me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ndërsa ende mbetet mister arsyeja kësaj ngjarje tragjike. I vëllai, Leonard Ademaj ka kujtuar momentin kur i thanë lajmin e kobshëm se e motra kishte vdekur.

“Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto nga varri i së motrës. Ndërsa shtoi: “Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.” Ai shprehet se Liridonës iu mor jeta në moshën më të mirë dhe në mënyrën më dinake.

Postimi i plotë:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion./tpz

FOTO/ “1 vit që nga vdekja jote”, vrasja e Liridonës me

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress