Çlirimi i Shqipërisë, a janë 28 mijë dëshmorë? Statusi i të rënëve është ideologjik

Në emisionin “Open” në News24, është diskutuar mbi luftën çlirimtare të Shqipërisë, ndërsa më 29 nëntor 2024 shënohet 80 vjetori i çlirimit.

Historiani Mareglen Kasmi tha se nuk ka asnjë bazë që kemi 28 mijë dëshmorë për çlirimin e Shqipërisë.

“Është folur për 28 mijë të rënë, pastaj gradualisht u kalua duke thënë dëshmorë, pastaj u kalua në propagandën duke thënë 28 mijë m2 me 28 mijë dëshmorë. Por Enver Hoxha ka deklaruar për 28 mijë të rënë”, tha Kasmi.

Ai tha se për dëshmorët u fol pas 1945 dhe vijon të flitet edhe sot. “Dëshmorë të Atdheut kemi edhe sot, ata që bien duke mbrojtur interesat e atdheut. Nga 1969 deri në 1980 patëm një periudhë që nuk u shpallën dëshmorë. Në vitet 1980 kemi sërisht rikthimin e konceptit, madje nga pushteti lokal, Komitetet Ekzekutive të kohës, kjo e drejtë iu rikthye Qeverisë qendrore”, tha Kasmi.

Ai tha se të rënët përfshihen gjithë viktimat e luftës, pra nga ai foshnja te ai luftëtari. “Të rënët është një koncept më i gjerë se sa dëshmorët”, tha Kasmi.

Studiuesi Çelo Hoxha tha se viktimat e shkaktuara nga komunistët janë mbi 2200, ndërsa tha se një pjesë janë vrarë në luftime, të tjerë janë vrarë si pasojë e terrorit komunist. Hoxha tha se këta janë të vrarë nga komunistët, duke shtuar se statusi i dëshmorit në Shqipëri është ideologjik. “Statusi i dëshmorit është ngritur posaçërisht për komunistët që kanë qenë pjesë e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.

Por Kasmi duke e kundërshtuar tha se të thuash se u vranë nga komunistët kur Lëvizja Nacional-Çlirimtare ishte 70 mijë burra e gra, por që nuk ishin të gjithë komunistë.

“Këta nuk janë siç thua ti viktima, por kanë qenë bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve. U vranë në beteja me rrobat e italianëve apo gjermanëve, me armatime gjermane”, tha Kasmi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress