Opinion

10 strategjitë për manipulimin e publikut dhe të shoqërisë

nga Noam Chomsky.

1. Strategjia e hutimit

Elementi kryesor i kontrollit të shoqërisë është strategjia e hutimit e cila e devijon vëmendjen e publikut nga problemet e rëndësishme kryesore dhe nga ndryshimet e përgjithshme ekonomike të vendosura nga elitat politike përmes teknikës së përmbytjes ose hutimit të vazhdueshëm dhe informacionit të parëndësishëm. Strategjia e hutimit është thelbësore gjithashtu edhe për të parandaluar interesin publik për njohuritë thelbësore në fushën e shkencës, ekonomisë, psikologjisë, neurobiologjisë dhe kibernetikës. “Mbajtja e vëmendjes së publikut larg problematikave reale sociale, me prokupime për çështje që nuk kanë kurrëfarë rëndësie të veçantë. Mbaje publikun të zënë, të zënë, të zënë, pa kohë për të menduar. Ktheje përsëri tek ferma dhe tek kafshët (citim nga shkrimi Silent Weapons for Quiet War).”

2. Krijimi i problemeve dhe pastaj ofrimi i zgjidhjes

Kjo metodë quhet edhe reagim i zgjidhjes së problemeve. Kjo krijon një problematikë, një “situatë” që pritet të shkaktojë një ragim të caktuar tek publiku, me qëllim që të jetë nxitëse për masat. Për shembull: Përshkallëzo dhunën urbane ose organizo sulme të përgjakshme në mënyrë që publiku të jetë ai që kërkon ligje dhe politika të sigurisë në dëm të lirisë. Ose: Krijo një krizë ekonomike për të pranuar si të nevojshme tërheqjen nga të drejtat sociale dhe shpërbërjen e shërbimeve publike si një gjë e domosdoshme.

3. Strategji graduale

Për të bërë të pranuar një masë të papranueshme, duhet që të ajo aplikohet gradualisht, si me pikatore dhe për disa vite. Në këtë mënyrë, gjatë viteve 80 dhe 90 u vendosën kushte radikale mjaft të ashpra social-ekonomike (neoliberalizmi): Status minimal, privatizim, paqartësi, fleksibilitet, papunësi masive, paga që nuk ofrojnë të ardhura të mira, ndryshime që nëse do të aplikoheshin menjëherë do të kishin provokuar një revolucion.

4. Strategjia e shtyrjes

Një mënyrë tjetër për të marrë dhe pranuar një vendim jopopullor është që ta paraqitësh atë publikisht si “të dhimbshëm dhe të domosdoshëm” për momentin, por jo për të ardhmen. Është më lehtë për tu pranuar një sakrificë që i takon së ardhmes sesa një sakrificë që kryhet menjëherë. E para, sepse sakrifica nuk është dicka e shpejtë që na duhet tani medoemos. Së dyti, sepse publiku apo masa ka gjithnjë tendencën për të shpresuar me naivitet se “çdo gjë e nesërme do të jetë më mirë” dhe se sakrifica e kërkuar mundet që edhe të shmanget. Kjo i jep publikut më shumë kohë për t’u mësuar me idenë e ndryshimit dhe e pranon atë në një moment që i vjen koha.

5- Kontakto me publikun sikurse me fëmijët

Pjesa më e madhe e publicitetit drejtuar publikut të gjerë, përdor fjalime, argumente, karaktere dhe një intonacion veçanërisht fëminor, shpesh i afërt me brishtësinë, si me qenë publiku një fëmijë i vogël ose një person i papjekur. Sa më shumë që përpiqemi të mashtrojmë publikun, aq më shumë tentojmë të përdorim tonin fëminor. Pse? “Nëse dikush i kthehet një personi sikur të ishte një djalosh 12 vjeçar ose më i vogël, atëherë probabiliteti është që ai do tentojë të shmanget, të reagojë ose të përgjigjet si ndaj një personi 12 vjeçar ose më të vogel (shih Silent Weapons for Quiet War).

6. Përdorni anën emocionale më tepër se reflektimin

Përdorimi i aspektit emocional është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër në një analizë racionale dhe si përfudim edhe në kuptimin kritik të individit. Për më tepër, përdorimi i regjistrit emocional bën të mundur hapjen e derës në mënyrë të pavetëdijshme për implementimin ose futjen e ideve, dëshirave, frikës dhe ankthit, detyrimeve, ose nxitjen e sjelljeve të caktuara ….

7. Mbajeni publikun në injorancë dhe në mediokritet

Bërja e mundur e publikut që të mos jetë i aftë të kuptojë teknologjitë dhe metodat e përdorura për kontrollin dhe skllavërinë e tij. “Cilësia e arsimimit që u jepet klasave më të ulëta shoqërore duhet të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e varfër dhe mediokre, kështu që hendeku mes klasave të ulëta dhe klasave të larta të jetë sa më i madh për tu arritur (shih Silent Weapons for Quiet War)

8. Të inkurajosh publikun që të jetë i vetëkënaqur me mediokritet

Të nxitësh publikun që të besojë në faktin se është në modë qe të jesh i krisur, vulgar dhe i paarsimuar …

9- Fajësimi i vetes të përforcohet më shumë

Të lesh individin që të mendojë se cdo dështim dhe fatkeqësi vjen për shkak të nivelit të inteligjencës së tij, aftësive të tij të pamjaftueshme, ose përpjekjeve të tij. Kështu që në vend se të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi zhvlerëson dhe fajëson veten, gjë e cila e vendos në një gjendje depresioni, një nga efektet e së ciles është frenimi i aktivitetit dhe veprimeve të tij. Megjithëse pa veprime dhe aksione nuk ka revolucion!

10. Të njohësh individin më mirë se sa ai njeh veten e tij

Gjatë 50 viteve të fundit, përparimet e përshpejtuara të shkencës kanë krijuar një hendek në rritje midis njohurive publike dhe atyre që janë në pronësi dhe që operohen nga elitat dominante. Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikuar, “sistemi” gëzon një kuptim të sofistikuar të qënies njerëzore, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Sistemi është njohësi më i mirë i njeriut të zakonshëm sesa vetë njeriu e njeh veten. Në shumicën e rasteve, kjo do të thotë se sistemi ushtron kontroll më të madh dhe fuqi më të madhe mbi individët, sesa individët për veten./cambiailmondo/Gazeta Impakt

OPINIONE