Szijjarto: BE-ja nuk e respekton Turqinë

Në një intervistë për agjencinë AA në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto bëri vlerësime në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE dhe ecurinë e negociatave.

“Duhet të jemi shumë realistë, pasi ne e respektojmë Turqinë, popullin turk dhe liderin e saj. Neve nuk na pëlqejmë shumë lojërat që Bashkimi Evropian luan me Turqinë, sepse të vepruarit në këtë mënyrë është mungesë respekti”,- tha Szijjarto.

“Brenda BE-së për momentin ka vende që do ta përdorin patjetër veton kundër anëtarësimit të Turqisë, kështu që unë mendoj se duhet kërkuar një rrugë tjetër që do të ishte një lloj aleance strategjike midis Turqisë dhe BE-së”, – shtoi ai.

Szijjarto tha se Turqia luan një rol mjaft të rëndësishëm në sigurinë e BE-së për shkak të emigrantëve që ajo mban në territorin e saj dhe i ndalon ata të mbërrijnë tek kufijtë e bllokut. Nga ana tjetër ekonomia e saj po i afrohet 10 ekonomive më të mëdha të botës. Si rrjedhojë kemi nevojë për një partneritet strategjik, për një bashkëpunim strategjik ndërmjet BE-së dhe Turqisë. Pasi mënyra se si BE-ja, veçanërisht Komisioni Evropian, po sillet me Turqinë është e papranueshme, jo e drejtë dhe mungesë respekti”,- nënvizoi Szijjarto.

I pyetur rreth kritikave që i vijnë Turqinë edhe nga ShBA-ja, edhe nga Bashkimi Evropian (BE) në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 që Ankara do të marrë nga Rusia, shefi i diplomacisë hungareze Szijjarto e vlerësoi çështjen nga aspekti i vendit të tij, edhe si vend anëtar i NATO-s, edhe i BE-së.

“Çështja e S-400 është vendimi i vet i Turqisë, nuk është punë e jona. Kështu që nga ne nuk keni për të dëgjuar asgjë në lidhje me këtë çështje”,- theksoi ministri i Jashtëm hungarez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne