Shqiperia

Tradhetari i LSI-së, zari Ralf Gjoni: Na është kërkuar formimi i një partie të re

Deputeti i grupit të pavarur në Parlament Ralf Gjoni duke folur për krijimin e partisë “Bindja Demokratike” tha se edhe atyre i është kërkuar formimi i një partie për tu futur në zgjedhje. Sipas tij, nuk është ky synimi i tij dhe deputetëve të tjerë. Gjoni u shpreh se synimi është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Nëse është regjistruar në gjykatë me mbetet vetëm ti uroj fat të mbarë përfaqësuesve dhe drejtuesve të kësaj partie politike. Personalisht nuk kam prioritet krijimin e partive politike, por është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Po nuk u ndryshua sistemi zgjedhor është e qartë se ne nuk mund të kemi zgjedhje si ato të 2017 apo më parë”, tha Gjoni.

I pyetur nëse do të ketë nga grupi i LSI-së një parti të re politike, ai dha këtë përgjigje.

Jo, ne nuk kemi pasur në plan të krijojmë parti politike për tu futur në zgjedhje. Nuk ka qenë ky synimi im as synimi i deputetëve të tjerë pjesëtarë të grupit të pavarur. Synimi ynë i përbashkët është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Pavarësisht se ka pasur inkurajime nga faktorë të caktuar që ne të krijonim një parti për tu futur në zgjedhje. Në këtë moment fokusi ynë mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Ftoj edhe partitë e opozitës që nuk janë në parlament  të vijnë dhe të bëhen pjesë dhe ta reformojmë këtë dreq sistemi sepse ne kemi dalë nga listat dhe jemi atje për të bashkëpunuar me të gjithë.