RBTH paraqet një galeri të dhjetë xhamive më unike ruse, nga Moska deri në qytetin më verior në botë.
1. Xhamia më veriore në botë
Xhamia Nurda Kamal është e vendosur në Norilsk, një qytet industrial në Siberinë veriore. E hapur në vitin 1998, ndërtesa është shënuar në Librin Gines të Rekordeve Botërore si xhamia më veriore në botë.
2. Minaretë më të larta të Evropës
Xhamia Qëndrore e Moskës është rindërtuar dhe tani është xhamia më e madhe në Evropë. Xhamia gjashtë katëshe ka minare 79-metra të larta, të cilat janë më të lartat në Evropë.
3. Xhamia e vetme në Evropë e ndërtuar në një ishull lumor
Xhamia e kaltër është themeluar në vitin 1910 në ishullin Petrogradsky, ishulli i tretë më i madh në deltën e lumit Neva në Shën Petersburg. Kubeja e xhamisë është pothuajse një kopje e saktë e mauzoleumit të Tamerlanit në Samarkand, Uzbekistan.
4. Xhamia më e madhe rurale në Evropë
Kjo xhami unike është e vendosur në Dzhalka, një fshat në Çeçeni. Xhamia u emërua në nder të Sulltan Delimkhanovit, një zyrtar i fshatit i cili u vra në vitin 1990. Ajo mund të strehojë 5.000 besimtarë.
5. Xhamia më e vjetër në Rusi
Xhamia e Xhuma në Derbent, Dagestan është ndërtuar në vitet 733-734 pas Krishtit, dhe është xhamia më e vjetër në Rusi. Xhamia është e shënuar në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.
6. Xhamia më e gjerë në Rusi
Një nga familjet më të pasura në Turqi financoi ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Makhachkala, Dagestan në vitin 1997. Pas rinovimit të saj në vitet 2004-7, xhamia mund të strehojë 17, 000 besimtarë.
7. Xhamia me më shumë minare në Rusi
Xhamia Kul Sharif në Kazan është ndërtuar në vendin ku ndodhej tempulli i minares legjendare, i cili u shkatërrua nga Ivan Grozni gjatë fushatave të tij në vitet 1547-52. Xhamia me gjashtë minare, e lartë 55-metra, është pjesë e Kompleksit Historik dhe Arkitektonik në Kazan të Kremlinit, e cila u shpall një Qendër e Trashëgimisë Botërore në vitin 2000.
8. Xhamia me dizajn modern
Qendra kryesore muslimane e Republikës së Bashkortostanit, Xhami-Medreseja e Madhe Lala-Tulip është ndërtuar në vitin 1990-98. Sa për dizajnin modernist, minaretë binjake të larta 53-metra qëndrojnë larg nga ndërtesa kryesore, e cila ka sallën e lutjes.
9. Xhamia e vetme me ngjyrë të bardhë në Rusi
Xhamia Bulgar në Kazan është e vetmja xhami me ngjyrë të bardhë në Rusi. Sipas traditave muslimane, e bardha simbolizon pastërtinë dhe paqen. Muslimanët gjithashtu veshin veshje me ngjyrë të bardhë, ndërsa marrin pjesë në lutjen e së Premtes dhe në kryerjen e riteve të shenjta të pelegrinazhit.
Xhamia Bulgar gjithashtu mban Kuranin më të madh në botë, i cili është i praruar me zhade, ar, gurë të cmuar dhe fletë argjendi.
10. Xhamia e vetme në Rusi me live stream (24/7 transmetim në internet)
Xhamia Zemra e Çeçenisë, e quajtur pas presidentit të parë të Republikës Çeçene, Akhmat Kadyrov, është ndërtuar në stilin turk dhe i ngjan Xhamisë së famshme Blu në Stamboll. Zemra e Çeçenisë është e pajisur edhe me web kamera, të vendosura jashtë xhamisë, dhe transmeton live 24/7. / Gazeta Impakt
Burimi: RBTH