Ambasada Ruse ne Shqiperi
Me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ruso-shqiptare
Një nga llojet e rëndësishme të ndihmës ekonomike të BRSS për Shqipërinë ishte dërgimi, me kërkesë të qeverisë shqiptare, i specialistëve sovjetikë për të punuar në ndërmarrjet shqiptare, të cilët në vitet 1945-1959 kishin përfunduar ndërtimin dhe montimin e ndërmarrjeve të mëdha industriale sipas projekteve sovjetike, kishin kryer punime gjeologjike, kishin përgatitur punëtorë për shumë profesione për industrinë e tekstilit. Përveç kësaj, një grup i madh këshilltarësh sovjetikë punuan në ushtri dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të vendit.
Pajisjet për 53 ndërmarrje industriale, të vendosura në funksion në vitet 1956-1960, u furnizuan kryesisht nga Bashkimi Sovjetik. Këto ishin: një termocentral, dy uzina të përpunimit të naftës, dy miniera hekur-nikel, dy miniera kromi, një minierë qymyrguri, etj. Në përgjithësi, BRSS e furnizoi Shqipërinë me 93% të të gjitha pajisjeve për industrinë minerare dhe të naftës, me rreth 90% të kamionëve transportues, me mbi 80% të traktorëve, me rreth 65% të makinerive bujqësore. Nga BRSS u importuan bagëti race, fara drithi, kultura industriale dhe plehra.
Në vitin 1960, pjesa e BRSS në tregtinë e jashtme të Shqipërisë ishte 52.7%. BRSS luajti një rol kryesor edhe në eksportin shqiptar – në vite të ndryshme në periudhën 1945-1961 Bashkimi Sovjetik përbënte deri në 90% të të gjitha eksporteve shqiptare.