104 vite nga mbrojtja e Çanakalasë: Nëse jeni një islamist, konservator, sekularist apo liberal, dijeni se durimi shekullor ka përfunduar!

nga Ibrahim Karagul.

Kanë kaluar 104 vite që nga mbrojtja dhe fitorja në Çanakala.

Kanë kaluar 104 vite që nga mbrojtja dhe fitorja në Kut Al-Amara.

Kanë kaluar 104 vite që nga luftërat dhe mbrojtja e Gazas.

Kanë kaluar tre vite që nga mbrojtja dhe fitorja e 15 korrikut.

Ka kaluar një vit që nga mbrojtja dhe fitorja në Afrin.

Çfarëdo që ka ndodhur në rajon gjatë shekullit të kaluar, çfarëdo që ju vjen në mendje për rënien e Jeruzalemit dhe mbrojtjen e Medinës, për Sarikamisin dhe Luftën për Pavarësi, si dhe për operacionin e Qipros, ato janë të gjitha tonat, ato janë luftërat tona.

Historia, rajoni dhe gjenetika politike kanë vazhduar për shekuj ndër ne. Nëse ne drejtohemi, frikësohemi, luftojmë, shënojmë fitore ose përballemi me humbjen, ose sfidojmë, është ajo që është, dhe ky fat nuk ka ndryshuar kurrë.

Duke parë atë që po ndodh këto ditë, nuk ka dyshim se ky fat do të vazhdojë si më parë, dhe historia, ndërtimi i rajonit dhe gjenetika politike do të vazhdojnë përmes këtij fati.

Ne u shembëm një shekull më parë, rajoni u riformësua.

Teksa ngrihemi një shekull më vonë, të njëjtat gjëra po ndodhin përsëri.

Historia politike shekullore e Perëndimit është historia jonë politike. Të gjitha përpjekjet që kanë për qëllim ndërtimin e rajonit që nga selxhukët, të gjitha operacionet e hartuara janë ndër ne. Rajoni dhe historia u përcaktuan nëpërmjet trashëgimisë së një perandorie që u rrëzua një shekull më parë.

Të dyja, kolapsi dhe rritja jonë kanë një efekt historik formues, efekt që formëson rajonin.

Nëse jeni islamist, konservator, sekularist apo liberal …

Çfarëdo që të jeni, çfarëdo bindje politike që të keni, çfarëdo identiteti që të keni, vendi ku po qëndroni në shtrirjen e gjerë të historisë është thelbësor. Apo nëse jeni një islamik, konservator, laik, liberal, apo nga kjo apo nga ajo parti apo lëvizje, nuk ka rëndësi.

Sa shumë jeni në qendër të kësaj gjenetike politike, ose sa larg, apo nëse jeni kundër saj, do të jetë ajo që ju përcakton dhe ju identifikon.

Nuk ka rëndësi se cfarë forme merr historia botërore, historia politike dhe rajoni. Cilido qoftë treguesi që mbartni dhe vendi ku qëndroni, ato janë të gjitha identiteti juaj. Kjo është përgjegjësia juaj ndaj kombit, rajonit dhe historisë.

Gjithkush sot po qëndron në të njëjtin hendek, si ata para një shekulli. Gjeneratat janë të njëjta …

Ne po qëndrojmë sot në të njëjtin vend siç kemi bërë një shekull më parë. Kushdo që bashkohej kundër nesh një shekull më parë, janë po të njëjtit që po bashkohen përsëri sot. Të njëjtat grupe që u bashkuan në atë pushtim shumëkombësh të një shekulli më parë, so po bëjnë përsëri aleanca.

Ata që paguan një çmim një shekull më parë janë të njëjtët që po paguajnë një çmim përsëri sot. Vullneti për ndërtimin e historisë dhe pasuesit, gjeneratat që bien në anën e kundërt të historisë, janë gjithmonë të njëjta.

Ata që u ndeshën me sulmet në Vjenë apo në Londër, ata që u sulmuan në Zelandën e Re dhe ata që janë poshtëruar në Abu Ghraib, janë viktima të së njëjtës hakmarrje. Ata që u përpoqën të sulmojnë nga brenda në 15 korrik 2016, dhe ata që planifikuan të rrethojnë Turqinë nga veriu i Sirisë, janë në të njëjtin front.

Hakmarrje për Çanakalanë, Vienën …

Një skenar andaluzian për Stambollin.

Ata që përdorin metoda të pamëshirshme për të ndalur ngritjen e Turqisë dhe ata që përpiqen të ndalin këtë vend janë një dhe të njëjtët.

Ne e dinim se do ti shihnim këto ditë përsëri një shekull më vonë. Ne e prisnim këtë. Ne e dinim se do të arrinim me durim deri në fund të shekullit, do ti ktheheshim përsëri vetvetes, rajonit tonë dhe historisë tonë.

Ne e dinim se ata do të donin të hakmerreshin për Vjenën, se do të donin të hakmerreshin për Çanakalanë. Ata shkruan një skenar andaluzian për Stambollin. Ata do të duan që përsëri të na përjashtojnë nga historia dhe do duan që ta ndëshkojnë përsëri Anadollin në shekullin e 21-të.

Nuk mundet që të rrimë akoma të heshtur apo pa e hedhur më tej hapin e madh …

Ata do të na godasin nga perëndimi, nga jugu, nga brenda, përmes terrorizmit / ekonomisë, përmes atyre që humbën në histori dhe në rajon. Ne e dinim këtë të gjithën.

Kjo është arsyeja pse ne rikujtojmë të kaluarën në të tashmen. Kjo është arsyeja pse ne bëmë një mburojë të pretendimeve dhe teorive tona. Kjo është arsyeja pse riaktivizuam atë gjenetikë politike. Nuk mund të rrinim akoma në mbrojtje, të heshtnim apo të rrinim pa e hedhur hapin e madh.

Nëse do duam të ekzistojmë, nëse do duam të ndërtojmë një të ardhme, nëse duam të shkruajmë një histori të re në ngritje përmes Anadollit, do duhej që të ishim të fortë, rezistentë dhe të vendosur. Nuk kishim asnjë zgjedhje tjetër dhe nuk do të kishim ndonjë zgjedhje tjetër. Nuk kishim asnjë mënyrë tjetër përveçse të bëjmë pikërisht atë që tashmë po bëjmë në këto toka, të cilën e kemi bërë për shekuj me radhë.

Ajo nuk kishte të bënte vetëm me Çanakalanë.

Afrini nuk është Siria, ne e dimë …

Kjo është arsyeja pse 28 shkurti dhe 15 korriku, Çanakalaja dhe Afrini nuk janë të ndryshëm për ne. Ne e dimë se Çanakalaja nuk ishte një çështje Çanakalaje, dhe Afrini nuk ishte një çështje siriane. Kështu, ne e konsiderojmë të kaluarën dhe të tanishmen, një dhe të njëjtë. Kjo është arsyeja pse i shohim ata që paguajtën një çmim në të kaluarën dhe ata që po paguajnë një çmim sot në të njëjtin identitet, dhe ata që tradhtuan në të kaluarën dhe ata që po tradhtojnë sot në të njëjtin identitet. Kjo është arsyeja pse ne mund të shohim se çfarë kemi përpara, se përballja do të vazhdojë dhe ne po përgatitemi në përputhje me rrethanat.

Ne jemi të vetëdijshëm se kjo ka të bëjë më shumë sesa thjesht me Turqinë, se është një luftë për rajonin, për historinë, për qytetërimin, dhe ne po e pregatisim veten në përputhje me rrethanat.

‘Rezistencë e papërkulshme’ në të gjithë rajonin.

Shikoni se ku qëndroni.

Kjo është arsyeja pse ne e dimë se shtrirjet e “rezistencës së papërkulshme” nuk kufizohen vetëm në Anadoll, se kudo që lufta u zhvillua në mijëvjeçarin e fundit, ka për tu përsëritur në të njëjtat vende.

Ne e dimë se flamuri, i cili u ul në Luftën e Parë Botërore, do të ngrihet sërish këtu. Ne e dimë se për këtë po luftojmë sot brenda dhe përreth nesh, se ka filluar një ndryshim në histori dhe se mund të mos jetë e mundur të ndalet kjo edhe për një shekull tjetër.

Të gjithë duhet të shikojnë në të majtë dhe në të djathtë, të shohin se ku qëndrojnë, në cilat faqe të historisë do të angazhohen. Kjo luftë është lufta e shekujve. Ajo do të vazhdojë për shekuj me radhë.

Ne kurrë nuk do ta bëjmë këtë!

Përpjekja e Turqisë ka rrjedhur shumë më tepër nga përtej kufijve të Anadollit; ajo po çon në zhvendosjen e fuqive globale dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Prandaj, të gjithë duhet të bëhemi të vetëdijshëm. Nëse e pëlqejmë ose jo, le të bëhet e ditur se ne nuk mund të shpëtojmë nga kjo barrë e historisë.

Megjithatë, ne kurrë nuk e kemi bërë historinë me të lypur ose me të qarë. Ne nuk qëndruam të ngeshëm në këmbë duke kërkuar mëshirë. Kjo është diçka që ne asnjëherë nuk kemi për ta bërë në momentin e ringritjes së tanishme. Ne nuk kemi për të qëndruar diku tjetër vetëm se tek “aksi i Turqisë”.

Po, e morëm mesazhin tuaj me zë të lartë dhe të qartë

Më lejoni ta mbyll ditën me fjalën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, një përmbledhje e të gjithës:

“Ne e morëm mesazhin tuaj. Ne i kuptuam të dyja, ndjenjat dhe synimet tuaja. Ne e kuptuam se zemërimi juaj, urrejtja juaj është e gjallë. Ne gjithashtu e kuptuam se çfarë do të thotë që një terrorist të vrasë 50 muslimanë. Ne e kemi kuptuar se ju mendoni se ne nuk i meritojmë tokat ku jetojmë dhe frymën që marrim. Ne gjithashtu e kuptuam llojin e terroristit që deklaroi në manifestin e tij me kërcënimin: “Ju nuk do të kaloni nga Anadolli për në Evropë.”

Çfarë mund të thuhet më shumë./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne