Hungaria hap zyrë përfaqësuese për tregti në Kuds

Hungaria ka hapur një zyrë përfaqësuese për tregti të jashtme në Kuds, thuhet në një kumtesë të publikuar nga zyra e kryeministrit izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në inaugurimin e zyrës morën pjesë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri hungarez i tregtisë dhe punëve të jashtme, Peter Szijjarto.

Në fjalimin e tij të rastit, Netanyahu tha se kjo është zyra e parë përfaqësuese nga Evropa që pas disa dekadave hapet në Kuds.

Kryeministri izraelit theksoi rëndësinë e rolit të Hungarisë në ndryshimin e qëndrimit të Evropës ndaj Kudsit.

Nga ana tjetër, ministri hungarez Szijjarto tha se, “Ne gjithmonë insistojmë që qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Izraelit duhet gjithmonë të jetë i drejtë dhe i balancuar”.

Përfaqësia diplomatike hungareze për tregti është degë e ambasadës hungareze në Tel Aviv dhe është pjesë e vendimit hungarez për të themeluar zyrë diplomatike në Kuds.

Në muajin shkurt, Netanyahu njoftoi se Hungaria ka vendosur që të hapë “zyrë diplomatike” në Kuds, duke u bërë njëri nda vendet e pakta që i qëndrojnë pas pozicionit amerikan për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Në fund të vitit 2017, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi qëllimin e vendit të tij për të njohur Kudsin si kryeqytet të vetëshpallur të shtetit izraelit, që shkaktoi reagime e dënime nga mbarë bota.

Në maj të vitit 2018, SHBA zbatoi vendimin duke e transferuar ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds.

Udhëheqësia palestineze vazhdon të refuzoj çfarëdo roli të SHBA-ve në bisedimet e ardhshme të paqes me Izraelin shkaku se vazhdojnë të insistojnë që Kudsi Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne