Bota

Presidenti potencial i SHBA, që do ta bëjë vendin si Suedia

Mandatory Credit: Photo by Alex Brandon/AP/REX/Shutterstock (9998611f) Sen. Bernie Sanders, I-Vt., speaks about his new book, 'Where We Go From Here: Two Years in the Resistance', at a George Washington University/Politics and Prose event, in Washington Election 2020 Democrats Books, Washington, USA - 27 Nov 2018

Bernie Sanders konfirmohet si kandidat potencial për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas 2 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sanders është një ndër figurat politike më të diskutuara, kjo për shkak të politikave të majta që ai synon, sulmi që i bën politikës së jashtme të SHBA dhe arsye të tjera. Në vitet studentore ai bënte pjesë në organizatat dhe lëvizjet rinore socialiste. Shpesh protagonistë në demonstrata e protesta kundër luftrave që Amerika provokonte në Vietnam, Kore dhe së fundmi Irak. Aktualisht ai mban postin e përfaqsusesit të shtetit të Vermontit që nga viti 2007.

Gjithashtu ai ka thyer rekordin si kongresmeni i pavarur nga ndonjë parti për kohën më të gjatë në Kongres, për më saktë që nga viti 1990. Në 2016 ai kandidoi për president, kësaj here në kampin e partisë demokrate por fushatën për përfaqësimin e partisë e fitoj zonja Clinto

Ai është vetëdeklaruar si një social-demokrat ku platformat e tij përmbajn ndër vlerat më të shquara majtiste, si edukim, shkollim dhe mjeksi falas, reforma për mbrojtjen e mjedisit, shtim i ndihmave humanitare dhe rritjen e faktorit paqeruajtës amerikan. Në një deklaratë ku e akuzuan si komunist ai u shpreh se: “Unë nuk them kurrë që qeveria të shtetëzojë dyqanet e lagjeve, por klasa e mesme dhe punëtore të cilë krijojnë mirëqënie për këtë vend duhet të ketë një jetë akoma më cilësore. Gjithashtu jam pro kompanive të mëdha private që krijojnë vende pune por kundër atyre që rritin fitimet nën shfrytëzimin e punëtorëve. Hulumtohet së nesë Sanders vjen në pushtet në Shtetet e Bashkuara, pas ndjekes së këtyre politikave do t’i përngjasojnë shteteve Nordike dhe Kanadasë.

OPINIONE