Shqiperia

Mijëra protestues nisen nga Shkodra, Policia u merr patentat shoferëve të autobusëve

Mijëra protestues po nisen nga Shkodra dhe Kukësi për në protestën kombëtare që do të mbahet sot në Tiranë përpara Kuvendit, por ata po përballen me pengesa nga Policia e Shtetit, e cila ka shtuar kontrollet ndaj tyre për të vonuar pjesëmarrjen.

Një fakt tjetër që është denoncuar nga kreu i degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, është se Policia u ka marrë patentat shoferëve të autobusëve që do të nisen nga Shkodra dhe po ashtu u ka vënë gjoba.

“Situata sot është njësoj si në datën 16 shkurt, madje mund të ketë lëvizje më shumë, pavarësisht se shumë prej autobusëve dhe shoferëve të automjeteve kanë pasur presione nga Policia dhe ju janë marrë patentat ose letrat e makinave dhe i kanë gjobitur, por nuk kanë arritur të na ndalojnë, të ndalojnë njerëzit për të shkuar dhe protestuar e kërkuar të drejtën e tyre në Tiranë.

Kjo protestë synon rrëzimin e kësaj qeverie, sepse kjo qeveri nuk ka ardhur me votën e lirë, me votën e popullit, kështu që deri në rrëzimin e plotë të saj do të vazhdojnë.”

Etiketa