Perse regjimi i Rilindjes kerkon qe ta ktheje Shqiperine ne vend krize ndermjet Iranit dhe muxhahedineve te Maryam Rajavit?

Ali Huseini

Në epokën e re të komunikimit dhe me zgjerimin e mjeteve mediatike dhe rrjeteve sociale, punët e shoqërive të ndryshme njerëzore kanë ndryshuar. Nga bizneset në stilet e jetesës individuale dhe ndërveprimet kulturore dhe shoqërore dhe marrëdhëniet politike dhe ndërkombëtare janë transformuar nën ndikimin e këtyre mjeteve të fuqishme. Sot, pak vende konsiderojne luftën dhe fushatat ushtarake si mjete për të kërkuar epërsi dhe shfaqur pushtetin. Koncepti i pushtetit sot ka ndryshuar, dhe ata që mund të diktojne mendimet e njerëzve dhe drejtojnë mendimet e tyre konsiderohen të fuqishëm, dhe kjo nuk mund të arrihet pa rolin e medias. Media mund të ndikoje qe njerezia te behen patriotë, dinamikë, aktivë, këmbëngulës dhe krijues, por media mund ti trushpelaje ata dhe t’i kthejë në makina luftarake armike që mund të shkatërrojnë një vend nga brenda.

Manipulimi i njerezve neper mediave ne rastin e Shqiperise behet nga organizata terroriste e Muxhahedin-E Khalq (MEK). Ky grup nga Shqiperia ben luftë kibernetike kunder nje vendi te huaj i cili eshte Irani. Por si nisi historia e MEK-ut ne Shqiperi?

Metoda e anëtarësimit para vitit 2012?

Më 28 shtator 2012, sekretarja e shtetit ne SHBA, Hillary Clinton hoqi zyrtarisht grupin e MEK-ut nga lista e organizatave të huaja terroriste. Ky veprim u prit me protestë nga Republika Islamike e Iranit. Kjo heqje, pavarësisht provave dhe dokumenteve të gjera që vertetojne krimet e këtij grupi dhe mungesën e ndryshimit të tij dhe karakteristikave terroriste dhe sektare, u injorua nga Shtetet e Bashkuara. Ne kërkimet e vitit 2011 nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, amerikanet erdhen ne konkluzion se iranianet e urrejne MEK-un per bashkepunimin me Sadamin në luftën tetëvjeçare kundër Iranit. Ne raportin qe Instituti Kombëtar I Kërkimeve Të Mbrojtjes Rand bëri Për Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në 2019, pranoi se procedura amerikane në dhënien e privilegjeve të mbrojtjes për këtë grup dhe anëtarët e tij ishte e pasaktë. Në atë kohë, rekrutimi për ne organizaten e MEK-ut ishte shumë i kufizuar si rezultat i dëbimit nga Irani dhe aleancës me Sadamin. Menyra e vetme sesi MEK-u rekrutonte xhahidiste per organizaten e saj ishte nepermjet të burgosurve iranianë në Irak nga regjimi i Sadam Huseinit.

Menyra tjeter si MEK-u rekrutonte ushtare, ishte duke organizuar trafikim njerezish nga Irani per ne Irak me premtimin e rreme se keta individe me pas do te coheshin ne Evrope per punesim, martesa etj. Pasi rrembeheshin ne kete menyre, me pas MEK-u i indoktrinonte me lavazh truri dhe i kthente ne kamikaze per të luftuar kundër Republikës Islamike.

MEK-u dhe rrjetet sociale

Rrjetet sociale kanë ndihmuar shumë në procesin e trushpelarjes massive te njerezimit. Pas vendosjes ne Shqiperi, muxhahedinet kane nisur procese massive propaganda dhe trushpelarje kunder iranianeve.

Duke perdorur internetin, MEK-u eshte munduar ti shitet iranianeve sin je organizate paqedashese dhe jo si kriminele me nje te kaluar te rende terroriste. Me kete propaganda ata kane arritur te rekrutojne iraniane dhe ti kthejne ata ne kamikaze kunder vendit te tyre. Keto lloj rekrutimesh online i kane mundesuar MEK-ut qe te arrije suksese ne trushpelarjen e iranianeve qe ata nuk kane patur mundesi ti kene me pare.

MEK-u ka perdorur me sukses forumet sociale, per te nxitur trazira ne Iran sikur ishin protestat nen pretekstin e lirisë së grave. Llogaritë e muxhahedineve në Twitter (X) dhe Instagram arriten te krijojne trazira ne Iran. Duke ndertuar call centers me manipulatore ne twitter dhe me bote ne internet MEK-u arriti te krijoje trazira ne Iran, dhe hapi nje fushate massive dezinformacioni. Llogaritë e rreme, të cilat ndonjëherë menaxhoheshin nga disa muxhahedine nga Shqiperia, luajtën një rol efektiv në egersimin e masave me qeverine. Pas vendosjes ne Shqiperi, MEK-u u kthye ne nje organizate te papare ne historine e Iranit ne fushen e lajmeve te rreme dhe dezinformacionit. Fale lajmeve te rreme qe hapeshin nga Shqiperia, MEK-u arriti te kryej vrasje, sulme te armatosura, dhe lufte reale ne rruget e Iranit.

I gjithe ky aktivitet terrorist qe MEK-u ndermorri nga Shqiperi u be ne shkelje te plote me ligjet e Shqiperise kunder terrorizmit dhe dezinformacionit. Edhe pse ne vitin e kaluar policia e antiterrorit ne Shqiperi bastisi kampin Ashraf dhe mblodhi shumë kompjuterë dhe nxori dhe përpunoi informacionin e muxhahedineve, grupi terrorist i MEK nuk e ka nderprere ende aktivitetin e tij. Ne keto momente kur Irani eshte ne gjendje lufte me Izraelit, MEK-u eshte duke punuar ne menyre maksimale ne mbeshtetje te Izraelit.

Duke pare perplasjen ushtarake ndermjet Iranit dhe Izraelit dhe deklaraten e Gjeneral Majorit Mohammad Bagheri, i cili eshte kreu i Shtabit të Përbashkët të Forcave Ushtarake të Republikës Islamike të Iranit, i cili deklaroi se “tani e tutje, çdo vend i origjinës, qoftë drejtpërdrejt apo indirekt, qe vepron kundër Republikës Islamike të Iranit, do te duhet të paguajë për sulmet kunder Iranit, dhe tani e tutje, Irani do të japë përgjigje te drejte per drejte kunder burimit te kërcënimit nga vendi ku vjen ai“, ky mesazh indikon qe MEK-u dhe aktiviteti i tij politik dhe terrorist në Shqipëri eshte pjese e shenjestres iraniane.

Ne nje kohe qe Izraeli dhe amerikanet po terhiqen nga nje perplasje ushtarake me Iranin, edhe qeveria shqiptare duhet te ndjeki te njejten metode te uljes se tensioneve. Shqiperia duhet te rrezojne Kampin Ashraf dhe japi fund kultit paraushtarak te Manzes. Muxhahedinet duhet qe te deradikalizohen dhe asimilohen ne mesin e shqiptareve, dhe t’i japin fund aktiviteteve të tyre një herë e përgjithmonë.

Përndryshe, logjika iraniane e bazuar ne Nenit 51 Të Kartës Së Kombeve Të Bashkuara, thote qe Irani ka të drejtë të përgjigjet dhe të mbrohet nga çdo akt terrorist i kryer kundër tij. Regjimi i Edi Rames ne Shqiperi e ka te qarte qe jo shumë kohë më parë Masoud Rajavi njoftoi në ceremoninë e vitit të ri Iranian ne vitin e kaluar, se më shumë se 3,000 akte terroriste janë kryer në tokën e Iranit nga grupi terrorist i muxhahedineve.

Shqiperia duhet te zbatoje ligjet e saj kunder MEK-ut. Te deradikalizoje muxhahedinet dhe ti japi fund aktivitetit te tyre terrorist ne menyre qe te mos behet viktime e terrorizmit nderkombetar qe MEK-u i ka sjelle vendit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne