Një grua suedeze dogji një kopje të Kuranit të Shenjtë të premten në sheshin Gustav Adolfs Torg ndërsa mbante gjithashtu një kryq. Sipas pamjeve të ngjarjes në rrjetet sociale, gruaja shoqërohej nga një burrë që kishte një flamur izraelit në supe. Ajo ishte e njëjta grua që përdhosi Kuranin e Shenjtë javën e kaluar pranë Stokholmit. Të enjten, policia suedeze njoftoi se ka dhënë leje për përdhosjen e cila vjen para fillimit të Eurovision Song Contest 2024. Ndërkohë, organizatorët e konkursit të Eurovizionit njoftuan se do të heqin çdo flamur palestinez dhe simbol pro-palestinez në shfaqjen e javës së ardhshme.
Suedia njoftoi vitin e kaluar se po shqyrtonte masa ligjore që do t’i mundësonin policisë të mohonte lejet e demonstrimit për arsye të sigurisë kombëtare, megjithatë, asnjë hap praktik nuk është ndërmarrë nga zyrtarët deri më tani. Kjo ndodh ndërkohë që Danimarka miratoi legjislacionin dhjetorin e kaluar që kriminalizon djegien publike të kopjeve të Kuranit./BW