Tregtarët e Belshit dalin në mes të shiut në protestë, kundërshtojnë zhvendosjen e tregut jashtë qytetit

Kjo e shtunë i ka gjetur tregtarët të Belshit në rrugë në mes të shiut duke protestuar kundër zhvendosjes së tregut industrial 4 kilometra larg nga qyteti. Tregtarët nuk janë ndalur në protestën e tyre ndërsa qëndrojnë në shi për të kërkuar të drejtat e tyre për të bindur bashkinë që të heqë dorë nga projekti që i shkatërron ata ekonomikisht dhe u vështirëson jetën.

Sipas tregtarëve zhvendosja e tregut larg qytetit do tu shkaktojë probleme pasi banorët do të duhet të shkojnë aq larg për të blerë gjë e cila mund tu ulë punën e tyre. Forca të Policisë kanë dalë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe e kanë bllokuar rrugën me blloqe betoni për t’i penguar tregtarët.

Më 29 prill, refuzimi i kryebashkiakut, Arif Tafani për ti pritur në takim nxiti reagimin e dhjetëra tregtarëve të tregut industrial, të cilët hapën portën e jashtme të bashkisë për tu futur brenda institucionit. Pavarësisht kërkesës së tregtarëve për anulim të vendimit për zhvendosjen e tregut si dhe përpjekjeve për dialog mes tyre sekretari i bashkisë, Mustafa Çarçiu tha se nuk dha zgjidhje, duke shtuar se largimin nga qyteti të tregtarëve e ka vendosur Këshilli Bashkiak./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne