Nga Artur Shkurti
Drejtor, “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 17 qershor 2026
Lexuam letrën që 120 studiues, doktorë, profesorë akademikë që jetojnë jashtë i drejtojnë Opinionit Publik
1. Akademikët e quajnë protestën qytetare dhe jo popullore dhe as kombëtare, një tendencë për ta rrudhur shqetësimin kombëtar.
2. Akademikët bëjnë dikur s’kuptojnë se togjalëshi “për një Shqipëri të re” është investim i njëanshëm për një nga partitë në shesh që do të krijohet!
3. Akademikët flasin për dështimet politike e institucionale, por nuk flasin për përgjegjësitë e vetë inteligjencës që po tregohet apatike.
4. Akademikët bëjnë analiza evidente sipërfaqësore por nuk japin zgjidhje konkrete krizës. Tregohen dorështrënguar për ta mësuar popullin konkretisht sot dhe jo parimisht në përgjithësi.
5. Ata e dinë se çdo research përfundon me një problemzgjigje dhe nuk ofrojnë zgjidhje por vetëm thonë “është problem”. Fshati që duket s’do kallauz!
6. Ata thjesht përmendin problemet. Më e gjatë është lista me 120 emra e tituj sesa teksti që kanë shkruar.
7. Akademikët thonë “nëse na e bëni gati Shqipërinë ne kontribuojmë”. Citoj tekstin e tyre: “Ne shprehim gatishmërine tonë për te kontribuar me ekspertize dhe pervoje ne nje të ardhme ku nje Shqipëri e re ndërton institucione serioze në sherbim të interesit publik dhe u jep arsimit, shkencës dhe inovacionit vendin qe meritojne. Por ky kontribut nuk mund të shkeputet nga nevoja për ndryshim te thellé politik dhe institucional, te kerkuar sot me të drejté nga qytetarët protestues qe çdo dite demonstrojnë se një Shqipëri e re eshtë e mundshme.”
8. Sipas tyre krizën duhet ta zgjidhin populli i thjeshtë, partitë t’i bëjë populli, Shqipërinë ta bëjë populli dhe pastaj të vinë akademikët që të bëjnë matjet monitoruese!
9. Asnjë angazhim konkret nuk ka në letrën e tyre!

















