136 vjet nga Lindja e të Madhit  Fan S. Noli

Nga Pirro Prifti

Dihet se Fan Stilian  Noli (Mavromati), lindi me 6 Janar 1882  ne Ibrik Tepe ose Qyteza ne një fshat shqiptar  ku flitej shqip, në Thrakinë lindore të Perandorise Osmane (sot-distrikti Ipsala, province Ederne në very-perëndim të Turqisë),  dhe vdiq në vitin 1965 në Fort Lauderdale, Florida, 28 km larg Miami, SHBA.

Veprimtaria e tij kleriko-politike- letrare është shumë e njohur në Shqipëri dhe në botë.

Sidoqoftë  të dhënat më të rëndësishmë janë dokumentat në arkivin shqiptar dhe amerikan.

Jeta e Nolit dihet por disa aspekte të veçanta po i rreshtoj si më poshtë.

Shkollën fillore e bëri në greqisht në Edërne. Në 1903-1905 shkoi në Aleksandri, Egjypt, ku punoi në kishë si psallt.

Përktheu në greqisht Sami Frashërin `Shqipëria ç`ka qënë ç`është dhe ç`do të bëhet`, dhe u njoh me atdhetarët shqiptarë të shumtë aty.

Në Maj 1906 mbërrin në Neë York SHBA. Punoi me Sotir Peçi-n në gazetën Kombi, bashkë themeloi revistën Besa-Bese në 1907 në Boston. Së bashku me Faik Konicën themeloi shoqatën panshqiptare VATRA më 1909. Në 1912 përfundon studimet në Universitetin e Harëard-it.

Ajo që dua të përkujtoj sot është aspekti klerikal i Fan Nolit të Madh sepse sot përpiqen të eklipsojnë këtë aspekt fundamental, duke mbivendosur aktivitetin e tij politiko-publicistik dhe letrar e duke nënvlerësuar atë klerikal.

Fan Noli mbetet Ideatori i parë Autoqefalisë Shqiptare Orthodokse dhe Kryepeshkopi i parë shqiptar i emrëruar si i tillë pavarësisht se miratimi nga Patrikana e Stambollit u bë më 1937.

Në mënyrë alegorike them se Fan Noli e bëri Jezu Krishtin të flasë shqip për herë të parë që prej 2000 vitesh.

Lufta për Autoqefalinë  e Kishës shqiptare filloi në Hudson Massaçusets, ne 1907, kur një prift orthodox grek refuzoi ti bëjë shërbimet fetare dhetë varrosë një shqiptar orthodox aty.

Kështu që Noli  si klerik orthodox thirri një kongres Pan shqiptar në Neë England, dhe më 9 shkurt 1908 shpalli Autoqefaline e Kishes orthodokse shqiptare ne SHBA kur ai ishte 26 vjeç. Një klerik orthodox rus e shuguroi klerik te lartë Nolin dhe ai pas dy javësh me 22 mars 1908, predikon liturgjinë kishtare për herë të parë në gjuhë shqipe në Knights of Honor Hall in Boston.

Në korrik 1913 Fan Noli vizitoi Shqipërinë për herë të parë. Dhe në 10 Mars 1914 Noli mbajti për herë të parë një shërbim kishtar në gjuhën shqipe në Kishën Orthodokse të Shën Spiridonit, Durrës  por në oborrin e saj- pra jashtë Kishës (sot nuk egziston) në praninë e Princit Wied i cili kishte mbërritur në Durrës tre dite më parë në bordin e një anije Austro-hungareze. Peshkopi grek i Durrësit e pranoi në heshtje meshën në shqip dhe nuk protestoi .

Në 24 Mars 1918 Noli u emërua administrator i Kishës Autoqefale Shqiptare në SHBA dhe u takua me Presidentin Wilson në Mount Wernon Virginia ku u fol për popujt e shtypur në Europë.

Kongresi i Bashkësisë Orthodokse i mbledhur në Berat shpalli Autoqefalinëe Kishës Orthodokse Shqiptare në 13 shtator 1922  në të cilin morën pjesë 33 delegatë.

Në Kongres u shpall Autoqefalia e Kishës Orthodokse Shqiptare, dhe u vendos predikimi në kishat orthodokse në gjuhën shqip.

Hap i rëndësishëm për të trija fetë në vendin tonë ishte pranimi më 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal të Komuniteteve Fetare. Po shkëpusim një fragment nga ky statut, që flet për parinë (drejtuesit) e shkallës më të lartë. “Paria fetare e shkallës më të lartë duhet të ketë këto cilësi: të jetë nënshtetas shqiptar, të dijë gjuhën shqipe, të gëzojë të drejtat civile dhe politike, të jetë prej racës shqiptare, ose prej fëmijë prej tre brezash në Shqipëri. Po në këtë vit në Korçë, më 4 dhjetor u bë fronëzimi i Theofan Nolit nga peshkopët Jerothe dhe Kristofor.

Gjithashtu në Statutin e atëhershëm sqarohej se …`Feja nuk duhej të përdorej për qëllime Politike`. Në këtë rast ka luajtur rol edhe kontributi i Mbretit Zog i cili pranoi Nolin si Kryepeshkop (pasi pranoi dhe fronëzimin e tij si Peshkop i Kishës Orthodokse), me gjithë armiqësitë politike.

Një nga frazat më mbresëlënëse të Nolit për Religjonet është kjo:  “Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk kanë ardhur kurrë nga diferencat fetare, por nga udhëheqësit fetarë.”

Pavarësisht se Noli nuk e kreu këtë rol fetar plotësisht,më 19129 u mbajt Kongresi i dytë i KOASH.

Gjatë muajit qershor zhvilloi punimet kongresi iI i KOASH-it dhe më 29 qershor 1929 u botua Statuti i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ky statut, në kaptinën e dytë, të Sinodit të Shenjtë dhe detyrat e tij te artikulli 6, pohon se Sinodi i Shenjtë duhet të merret me edu-katën fetare Kombëtare. u zgjodh Visarion Xhuvani.

Dhe më  12 prill 1937, Patrikana e Stambollit pranoi Autoqefaline duke derguar Tomosin. Fan Noli, më 13.4.1937 i dërgonte këtë telegram urimi Kryeministrit Koço Kota:”Përgëzime, përgëzime për Autoqefalinë dhe urime për peshkopët e rinj…”. (Peshkopi Fan Noli; Ëorcester Mass)

(http://ëëë.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=Neës&file=article&sid=1379).

Më 17 dhjetor 1920 u caktua si përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve për shkak të aktivitetit të tij të shquar si kleri, poltikan dhe njeri më aktivitet të madh në favor të Shqipërisë së vogël.

Në 1922 u emërua Ministër i jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypi por u dorëhoq disa muaj më vonë. Në 21 nëntor 1923 Noli u konsakrua si Peshkop i Korçës dhe  Metropolit i Durrësit, pra ai ishte Koka e Kishës Orthodokse Autoqefale në Shqipëri por edhe Lider i Partisë më të madhe Opozitare Liberale Dhe dihet se më 17 qershor 1924 pas revulucionit demokratik të qershrit u emërua Kryeministër i Shqipërisë. Pas riardhjes së Zogut në fuqi në dhjetor 1924, Noli u largua sepse Zogu i dënoi me vdekje, denim që e anulloi më vonë.

Noli vazhdoi aktivitetin fetar dhe publicistik në SHBA nëpërmejt një reviste të titulluar `Republika`, opozitare  e rregjimit të Zogut si Mbret. Në 1932 u tërhoq nga jeta politike dhe vazhdoi jetën klerikale si kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare në SHBA.

Në 1945 përfundoi doktoraturën  me  dizertacionin mbi `Historinë se Skënderbbeut`, një dizertacion i shkëlqyer që edhe st e kësajdite pak mund të shtohen nga të dhënat e shumta në këtë dizertacion.

Gjatë këtye viteve ai mbajti marëdhënie të mira me rregjimin e Tiranës dhe prandaj u mbi-quajt edhe `Peshkopi i kuq`, pr refuzoi të jetojë në Shqipëri.

Në 1953 në moshën 71 Fan Nolit i u dhurua nga Federata e `VATRA-s` shumë prej 20.000 $, me të cilën bleu një shtëpi Fort Lauderdale, Florida,  në të cilën jetoj ditë t e fundit dhe diq po aty në moshën 83 vjet me 13 Mars 1965.

Noli përktheu vepra liturgjike në ndihmë të prediimeve shqip në Kishat Orthodokse të Shqipërisë . Këto janë: `Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe, Boston 1909 (Book of holy services of the Orthodox Church), and the 315-faqesh i  `Libre é te krémtevé te medha te kishes orthodoxe`.

 Përsa i përkët  aktivitetit letrar, aktiviteti i Nolit është gjigant: Ai shkroi veprën e `Historisë së Skënderbeut`, `Album-in`,`Bethoveni dhe Revolucioni Frëng` dhe dhjetra e dhjetre përkthime të shkëlqyera si Don Kishoti pjesa e parë, Vepra nga Shekspiri. Së bashku me Konicën njihen si përdoruesit dhe përmirësuesit e dialektit tosk (http://www.albanianliterature.net/authors/classical/noli/index.html).

 Në këtë ditë përkujtimore të 6 Janarit për këtë shqiptar të madh si Fan s. Noli, le të kuptojmë se shqiptarët ndonëse janë të ndarë në fe të ndryshme dhe një pjesë e madhe sot janë ateistë, por sido që të jetë shqiptarët mbeten të një gjaku, dhe pavarësisht  ndryshimeve fetare, tolerance dhe bashkejetesa fetare duhet të ruhen  të paprekura, ashtu siç mund të ruhet dhe të respektohet flamuri kuq e zi.

 

priftipirro2017@gmail.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne