Bota Opinion

Prespektiva energjitike e martesës së rigjallëruar në aksin Moskë-Teheran

Nga H. Çiğdem Yorgancıoğlu

Në fjalimin që ka mbajtur disa ditë më parë për Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare në Paris, zëvendës ministri i punëve të jashtme dhe përfaqësuesi iranian për çështjet e Evropës dhe Amerikës ka theksuar disa elementë të rëndësishëm në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit. Po kështu, në të njëjtën ditë, ministrat e jashtëm për Iranin dhe Rusinë, repektivisht Xhevad Zarif dhe Sergej Lavrov kanë zhvilluar një bisedë telefonike të rëndësishme. Kjo dyeshe që – në bashkëpunim edhe me Turqinë – kanë qënë arkitektët e programit për bisedimet për paqe për Sirinë në qytetin Astana të Kazaktistanit, kanë folur në lidhje me çështje si statusi juridik i Detit Kaspik, marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve si dhe përditësimin e zhvillimeve aktuale në rajon. Washingtoni, i cili është i vetëdijshme se në ndërhyrjet e njëpasnjëshme të atlantikëve dhe euroaziatikëve fuqia që mbart në çadrën e saj NATO sa vjen e dobësohet ka mbajtur një qëndrim gjithnjë e më të gatshëm për të hedhur baltë nëkëtë proces të integrimit të përbashkët, që është bërë akoma më i dukshëm pas Procesit Astana mes Rusisë-Turqisë-Iranit. Ndërkohë që SHBA-ja vazhdon që të përpiqet që të dobësojë Rusinë dhe Iranin me qëllim që të mos i duhet të përballet drejtpërsëdrejti me këto palë, këto shtete që kanë përvetësuar në të njëjtën mënyrë dëshirën për t’i dalë kundër SHBA-së kanë marrë statusin e garanuesve të paqes dhe stabilitetit në Siri dhe janë dy shtete që – qoftë me prezencën e Assadit, qoftë në mungesë të tij – dëshirojnë ta mbrojnë regjimin e Damaskut dhe kështu bashkëpunimet e tyre dypalëshe sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë. Projekti energjitik i bashkëpunimit mes kompanisë publike të energjisë ruse, Gazprom me fondin e investimit shtetëror iranian, IDRO qëështë konkluduar në fillim të muajit nëntor të vitit që lamë pas ka qënë vetëm një ndër zhvillimet që ka rënë në sy në aksin Moskë-Teheran. Një tjetër zhvillimin i rëndësishëm ka qënë ai në Forumin e vendeve që eksportojnë gazin natyror të zhvilluar në moskë gjatë javës së parë të tetorit të vitit 2017, ku Ministri i Naftës për Iranin është shprehur se Teherani është i gatshëm që të bashkëpunojë me Rusinë përsa i përket fushës së naftës. Një tjetër zhvillim tjetër që vlen të përmendet është takimi i niveleve të larta i zhvilluar në muajin nëntor në Teheran ku merrnin pjesë udhëheqësit e Rusisë, Iranit dhe Azerbaxhanit dhe janë marrë vendime për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e energjisëndërkombëtare. Përveç këtyre, një tjetër zhvillim konkret ka qënë ai i muajit qershor që u fut në aktualitet nëpërmjet informacionit se në Baku, Irani, Rusia dhe Azerbaxhani kishin rënë dakord për të krijuar një rrjet të energjisë elektrike të përbashkët. Në këtë artikull është analizuar afrimiteti mes Iranit dhe Rusisë, zhvillimet e kohëve të fundit, si dhe ndikueshmërinë dhe pasqyrimin që kanë sjellë bashkëpunimet në fushën e energjitikës.

Po kështu, Zëvendës Ministri i Naftës së Iranit, Amir Hossein Zamaninia ka folur për Sputnik Neësku ka theksuar se ka marrë pjesë dy herë rreshtazi për vitin 2017 më datat 1 dhe 2 qershor në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të organizuar nëSt. Petersburg të Rusisë dhe është shprehur se në Iran ekzistojnë mundësi shumë të mira për kompanitë ruse veçanërisht në tregun e naftës si dhe ka treguar se kishte zhhvilluar atje takime të rëndësishme me minstrat e naftës të shteteve të ndryshme si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në këto fusha.[ii] Zamaninia, i cili ka theksuar se një ndër temat më të rëndësishme për të cilën flitet gjithnjëështë ajo në sektorin e energjitikës, ndikueshmëria që ka kjo fushë si dhe balancën që ekziston në fushën e energjitikës[iii],, është shprehur se në vitet në vazhdim do t’i kushtohet më shumë kohë dhe vëmendje kësaj çështjeje. Zëvendës-ministri i naftës për Iranin është shprehur kështu në lidhje me punimet në grup që janë bërë në bashkëpunimin Iran-Rusi “Gjashtë ose shtatë nga kompanitë më të rëdësishme ruse kanë shprehur gadishmërinë e tyre në lidhje me bashkëpunimin me Iranin në sektorin e naftës dhe të gazit natyror.” Rruga e përbashkët e energjitikës mes Iranit dhe Rusisë që kishte për qëllim maksimizimin e aktiviteteve prodhuese të grupeve të punës së asaj kohe mes Iranit de Rusisëështë firmosur nëSt. Petersburg nga Zëvendës-ministri i naftës për Iranin, Zamaninia dhe zëvendës ministri i energjitikës për Rusinë, Kiril Molotsov. Ndërkohë gjatë muajit gusht të vitit 2017, Rusia ka paguar menjëherë gjysmën e shumës për naftën që ka blerë nga Irani, ndërkohë pjesën tjetër të pagesës do të paguaj nëpërmjet eksportimit të mallrave të ndryshëm, gjë qëështë publikuar nëpër mediat informuse në gjithë ballinat e shtypit. Zëvendës-ministri i naftës për Iranin, Zamaninia ka bërë me dije se marrëveshja “mallra në shkëmbim të naftës” do të fillojë të jetë aktive në fund të muajit shtator ose në fillim të muajit tetor. Nën këtë marrëveshje të njohur si “mallra në shkëmbim të naftës” parashikohet që Irani të eksportojë për në Rusi një mesatare ditore prej 100 fuçishë nafte të pastër. Zamaninia, i cili ka theksuar se 50 përqind e pagesës do të bëhet nëpërmjet monedhës së euros ka deklaruar se “pjesa e mbetur do të përdoret me qëllim të financimit të mallrave të eksportuara nga Rusia për të cilat ka nevojë vendi” dhe ndërkohë ka bërë gjithashtu me dije se mes Rusisë dhe Iranit janë firmosur marrëveshje bashkëpunimi që kapin shifrat e 30 miliardë dollarëve.

Ndërsa përsa i përket muajit nëntor, gazeta Financial Times ka bërë me dije se gjatë vizitës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Teheran, Zamaninia ka arritur të fimosë 6 marrëveshje të përkohshme me kompani të ndryshme nafte ruse. Zyrtari iranian ka theksuar se këto dy shtete, të cilat ‘bashkëpunojnë në një strategji të re në sektorin e egjergjitikës’ do të vazhdojnë edhe më shumë të zhgjerojnë bashkëpunimin në zhvillimin e sektorëve të naftës dhe të gazit natyror për Iranin.[iv] Ndërkohë, CEO i kompanisë ruse të naftës Rosneft Igor Sechin ka theksuar se marrëveshjet e firmosura janë vetëm hapi i parë i kësaj periudhe 5 vjeçare pa filluar akoma pjesëmarrja në projektet e naftës dhe të gazit natyror. CNN[v] Turkish e ka publikuar në këtë mënyrë lajmin në fjalë “CEO i kompanisë ruse të naftës Rosneft Igor Sechin i cili ka folur në lidhje me marrëveshjen paraprake që kanë firmosur kompanitë ruse dhe iraniane, respektivisht Rosneft dhe RIOC është shprehur se kompania prodhuese ruse e naftës, Rosneft dhe Kompania Kombëtare e Naftës në Iran, RIOC do të fillojnë shumë shpejt bisedimet për të arritur në konkludimin e një marrëveshjeje mes palëve që do të kapë shifrat e 30 miliardë dollarë me qëllim që të prodhojnë në mënyrë të përbashkët naftë dhe gaz natyror nëpërmjet një rrjeti të njëpasnjëshëm projekesh ‘strategjike’ në Iran.”

Në fillimin e muajit korrik, Irani menjëherë pasi ka firmosur një marrëveshje të re në lidhje me projektin e zhvillimit të fushës më të madhe në botë të burimit të gazit natyror me kompaninë franceze të naftës, Total dhe kompaninë kombëtare të naftës të Kinës (CNPC) për zhvillimin e Faz 11 në fushën e gazit natyror Parsi Jugor ka marrë pjesë në Kongresin e 22 Botëror të Naftës, nën temën “Urat në të ardhmen tonë energjitike” më datat 9 deri më 13 korrik të vitit 2017. Në këtë kongres ku kam qënë prezente kam pasur mundësinë të zhvillojë një bisedë me ministrin iranian, Amir Hossein Zamaninia i cili po qëndronte në stendën e Kompanisë Shtetërore Iraniane të Naftës, (NIOC). Ai është shprehur se të dyja shtetet mund të punojnë së bashku në projekte të ndryshme të përshtatshme për ato, gjithashtu nga ana jetët është shprehur se “Për momentin jemi në bisedime e sipër me kompanitë ndërkombëtare dhe brenda 10 mujorit të ardhshëm shpresojmë që të fitmosim të paktën 10 marrëveshje.”[vi] Zamaninia ka bërë me dije se marëëveshja qëështë firmosur me kompaninë franceze të naftës, Total ka të bëjë me zhvillimin e fazës së 11 të fushës më të madhe në rajon të gazit natyror, Parsi Jugor dhe është shprehur se “Pas tre viteve, kur të përfundohet implementimi i projektit, Irani do të ketë kapacitetin për të prodhur përafërsisht deri në 56 milionë metërkup gaz natyror.”Zamaninia ka bërë me dije se kjo marrëveshje dypalëshe do të zgjasë për 20 vite dhe se hapi i parë që është hedhur për vënien në jetë të këtij projekti do të kapë shifra e një invetimi të pothuajse 4.8 miiardësh dollarë.Zamaninia ka vijuar më tej duke bërë me dije se marrëveshja në fjalë ka të përfshirë edhe transferimin teknologjik dhe është shprehur se tranferimi teknologjik është një ndër elementët më të rëndësishëm që merret parasysh gjatë bisedimeve të ngjashme me kompani të tjera. Gjatë Kongresit të Naftës, Zamaninia është shprehur se Irani është një aktor i rëndësishëm duke qënë se është shteti që zotëron rezervat më të mëdha të gazit natyror në gjithë botën dhe ka vijuar duke thënë se duke filluar që nga viti 2020 do të hyjnë në tregun ndërkombëtar të gazit natyror, i cili pretendohet të kthehet në burimin më të pastër dhe të pollshëm të energjitikës në gjithë rangun global. Gjatë kësaj bisede, Zamaninia ka folur edhe në lidhje me të dhënat e përftuara nga EIA – Administrimi i Informacionit Energjik, të cilat indikojnë se përveç faktit se Irani është shteti që zotëron rezervat më të mëdha të gazit natyror në gjithë botën qëndron në vendin e katërt përsa i përket listës së vendeve me rezervat më të mëdha të naftës. Për këtë arsye, sipas të dhënave të OPEC bëhet me dije se Irani prodhn 3.7 milionë fuçi nafte në ditë.

Në muajin gusht, Unit International Enerji AŞ e drejtuar nga ish presidenti i kulbit futbollistik Galatasaray në Turqi ka firmosur një marrëveshje të përbashkët mes kompanive energjitike ruse dhe iraniane me një vlerë prej 7 miliardë dollarësh me qëllim hapjen për prodhim të naftës dhe gazit natyror duke zhvilluar burimet e tyre në Iran, e cila përbën një ndër marrëveshjet më të spikatura të kohëve të fundit. Sipas deklaratës që ka dhënë vetë kompania është bërë me dije se kompania Unit International Enerji AŞ ka arritur në një marrëveshje të përbashkët me kompaninë shtetrore ruse, Zarubezhnet dhe një prej holdingve më të rëndësishëm në Iran, Investimi Ghadir Holding për nxjerrjen e naftës dhe gazit natyror në burimet e Iranit. Kjo është pikërisht marrëveshja trepalëshe për të cilës i jemi referuar si bashkëpunimi trepalësh energjitik.

Është mëse e dukshme se, mbledhja e përbashkët e zhvilluar në Moskë mes Ministrit të Naftës së Iranit, Bijen Namdar Zengene dhe Ministrit të Energjitikës së Rusisë, Alexander Novak në javën e parë të muajit tetor, data të cilat përkojnëvetëm një javë para me datën 13 tetor të vitit 2017, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se do të shkëpute nga marrëveshja bërthamore e Iranit me pretendimin se nuk është ligjërisht i detyruar ta ndjekë dhe që i ka lënë një periudhë të caktuar Kongresit të vendosë në lidhje me këtë marrëveshje; trajtimi i rrugëve të përbashkta nga dy shtetet për rritjen e bashkëpunimit mes tyre; si dhe takimi i zhvilluar në tryezën e Forumit të Shteteve Eksportuese të Gazit Natyror të zhvilluar në Moskë ku është dikutuar në lidhje me bashkëpunimin e mëtejshëm të dy shteteve në fushën e energjitikës i kanë dhënë një rëndësi edhe më të madhe të gjitha zhvilimeve dhe hapava të hedhura që kemi përmendur gjatë artikullit në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit të energjitikës.

Si përfundim, përveç bashkimit të potencialit ekonomik dhe ushtarak mes Teheranit dhe Moskës, bashkimi i fuqive si një fuqi e vetme në fushën e energjitikës, që vazhdon të krijojë shqetësim gjithnjë e më shumë për SHBA-në, duket se hapat e mëejshëm në të gjitha llojet e energjisë që kemi përmendur do të vazhdojnë të përshpejtohen gjithnjë e më shumë në të ardhmen. Në këtë këndvështrim, nuk është e vështirë të parashikojmë se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të marrë nën kontroll diplomacinë e energjitikës në Lindjen e Mesme dhe do të vazhdojnë të përpiqen ë shkatërrojnë rrugët që po shkojnë drejt integrimit të mëtejshëm euroaziatik.

Burimi : Uluslararası Politika Akademisi (UPA)/ ML

OPINIONE