Bota

Miratimi i zgjati 29 vjet: Edhe NATO tashmë ka një himn

NATO ka miratuar himnin i cili është luajtur në ngjarje të ndryshme për rreth 29 vjet si ‘himn zyrtar’.

Për 40 vjetorin e NATO-së, ‘himni i NATO-së’ i kompletuar në vitin 1989 nga Gjenerali i Bandës Ushtarake të Luksemburgut, Andre Reichling, u bë himni i parë zyrtar në historinë e organizatës.

Punimet për caktimin e himnit zyrtar të NATO-së shkojnë deri në fund të viteve 1950. Në vitin 1958, britaniku Hildebrand Preston kompozoi një himn ceremonial që u përdor për pritjen e musafirëve të lartë të selisë së atëherdhme të NATO-së në Paris.

Në vitin 1959 hyri në lojë ‘Kënga e NATO-së’ e kompozuar nga Gjenerali i Forcave Ajrore Gjermane, Hans Lorenz dhe e shkruar nga holandezi, Stefan van Dam dhe amerikani, Leon van Leeuwen. Në vitin 1960u miratua një himn i përbër nga kombinimi i himneve kombëtare të 15 vendeve që ishin anëtarë të organizatës në atë periudhë. Në mesin e tyre më i pranuari ishte kompozimi i Reichling dhe për 20 vjet u bë himn ‘de facto’ (aktual).

Këshilli i Atlantikut të Veriut i përbër nga përfaqësues të të gjithë anëtarëve të NATO-së, në mesin e të cilëve gjendej edhe Turqia, dha miratimin formal për ‘himnin e NATO-së’ i cili nuk përmban asnjë fjalë dhe luhet me 20 instrumente të ndryshme muzikore.

Burimi : Sputnik News/ ML

Etiketa