14 palestinezë lëndohen gjatë përleshjeve me forcat izraelite

Së paku 14 palestinezë janë lënduar gjatë përleshjeve me forcat izraelite në afërsi të qytetit Ramallah, në Bregun Perëndimor, raporton AA.

Në njoftimin e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze theksohet se deri te përleshja erdhi pasi forcat izraelite shembën shtëpinë e palestinezes Latifa Abu Hamid, një prej bijve të së cilës ndërroi jetë në kampin e refugjatëve Emari, ndërsa pesë djemt tjerë janë dënuar me burg të përjetshëm.

Gjatë përleshjes janë lënduar së paku 14 palestinezë, bëhet fjalë për lëndime të lehta.

Forcat izraelite mbrëmë filluan përgatitjet për shembjen e shtëpisë së familjes Hamid. Rreth 150 aktivistë palestinezë u mblodhën para shtëoisë dhe kundërshtuan forcat izraelite në qëllimin e tyre. Ushtria izraelite duke përdorur forcën ka larguar aktivistët nga shtëpia, dhe pavarësisht kushteve të këqija të motit gjatë i mbajti në stadiumin lokal.

Sot në mëngjes forcat izraelite vendosën dinamit dhe shembën shtëpinë e familjes Hamid, ndërsa pasi objekti u shemb erdhi deri te përleshja mes demonstrantëve dhe forcave izraelite.

Gjatë përleshjeve, forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës, ndërsa palestinezët u kundërpërgjigjën me gurë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne