Bota

Izraeli nuk do të ketë sukses në qoftë se nis një luftë tjetër në Liban

Kryeministri i emëruar libanez, Saad Hariri deklaroi se regjimi i Tel Avivit do të dështojë në rast se vendos të nisë një agresion të ri ushtarak kundër vendit të tij.

Në një fjalim në Chatham House në Londër të enjten, Hariri minimizoi mundësinë që Izraeli të zhvillonte një luftë tjetër mbi Libanin, duke vënë në pikëpyetje se çfarë kishin arritur luftërat e mëparshme të ushtrsë izraelite. “A arritën sulmet izraelite të dobësojnë Hezbollahun?”, shtroi pyetjen Hariri. Hariri vuri në dukje se ndërsa Bejruti nuk dëshiron luftë, regjimi i Tel Avivit nuk dëshiron paqe. “Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk dëshiron paqe. Ai dëshiron një pjesë të vogël të Libanit, një pjesë të vogël të Jordanisë dhe pak territor në Palestinë “, vuri në dukje Kryeministri i emëruar libanez. Hariri theksoi se Izraeli shkel në baza ditore sovranitetin e Libanit. Ai tha se Izraeli kreu 150 shkelje territoriale në Liban muajin e kaluar. “A mendoni se është e drejtë që ujërat tona ndërkombëtare të shkelen 10-20 herë në muaj nga regjimi i Tel Avivit?”, pyeti Hariri./ PT

OPINIONE