Opinion

Shqipëria përsëri përballë kërkesës-djallëzore Greke për kufirin detar

Nga Pirro Prifti

Problemet me Greqinë nuk kanë të sosur. Nuk ka vend që ështëkufitar me Greqinë që të mos jetë përballur me kërkesa greke nga ato anormalet e deri tek kërkesat banale të cilat më vonështjellohen si incidente kur ato nuk kënaqin palën greke.

Po kështu Greqia që nga krijimi i shtetit shqiptar ka qënë mëproblematikja dhe me arrogantja në problemet që i ka hapur Shqipërisë. Kujtojmë së deri në vitin 1878 Greqia e atëhershme nuk kishte asnjë pretendim territorial me Shqipërinë. Problemet lindën pas Kongresit të Berlinit kur Perandoria Osmane u mund nga Rusia cariste dhe traktati i Shën Stefanit copëtoi tokat shqiptare atëhere që ishin në juridiksionin e Perandorisë osmane. Kongresi i Berlinit u dha mundësi shteteve orthodokse ballkanike të drejtën për të rrëmbyer tokate Perandorisë osmane por të cilat ishin banuar nga shqiptarë.

Traktati i fshehtë i Londrës vulosi copëtimin e tokave shqiptare duke i dhënë Greqise Epirin e Jugut me Kryeqytet Janinën, dhe Korfuzin.

Megjithë Konferencën e Paqes në 1919, ku përfaqësuesit e Shqipërisë kërkuan sovranitetin e tokave shqiptare të caktuara qënga viti 1913, problemet me Greqinë mbetën të pazgjidhur përsai përket kufirit detar me të.

Problemet vazhduan përsëri në Konferencën e Paqes në Paris sëpas luftës së dytë botërore të vitit 1946, në të cilën Greqia akuzoi Shqipërinë si bashkëpuntore të nazi-fashizmit, megjithëpërkrahjen e Shqipërisë nga vëndet aleate BRSS-Angli-SHBA-Francë si një vënd që luftoi kundër nazi-fashizmit, Greqia refuzoi të hiqte ligjin e Luftës  dhe kërkesat territorial ndaj Shqipërisë për Vorio-Epirin, Ligj i cili egziston formalisht edhe sot.

Incidentet vazhduan,rreth 70 vjet më parë, me 22 tetor 1948, në ujërat e kaltërta të Kanalit të Korfuzit ndodhi një ngjarje e rëndë, e cila u zgjidh në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Çështjen tashmë të famshme të Kanalit të Korfuzit. Sot duket se ujërat e kaltërta të Jonit Verior do të mund të vijnë sërish në vëmendje ndërkombëtare, kësaj rradhe për të përcaktuar vijën kufitare që ndan hapësirat ujore midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në gusht të vitit 1949 Greqia, nën pretekstin e luftës kundër guerriljeve komuniste greke që ishin strehuar rreth malit Gramoz, ndërmorën një ofensivë kundër shtetit shqiptarnë njëluftë 2-3 javore në të cilën u vranë qindar shqiptarë por edhe qindraushtarë grekë.

Në 1994 komando greke hynë në territorin shqiptar dhe vranë 4individë shqiptarë.

Cdo vit grekët bëjnë pretendime për varrezat e ushtarëve grekëdheme këmbëngulja arritën të kenë dy varreza të ushtarëve grekë në Shqipëri.

Çdo vit grekët ngrenë pretendime për të ashtuquajturit minioritarë grekë në Himarë duke detyruar palën shqiptare që tëlejojë të vendosën tabele dygjuhëshe atu ku ka nga tëashtuquajturit minoritarë, të cilët në fakt janë bilingual se saminoritarë.

Së fundmi, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Greqisë, nëpërmjet Ministrave respektivë të Punëve të Jashtme, më datë 27.04.2009, kanë nënshkruar Marrëveshjen “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Marrëveshja e lidhur i është dërguar Kuvendit për ratifikim, në përputhje me nenin 121 të Kushtetutës. Sipas relacionit që shoqëron marrëveshjen dërguar Kuvendit, lidhja e kësaj marrëveshje erdhi si nevojë jo vetëm e përcaktimit të kufijve detarë midis dy vendeve fqinjë por edhe e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të hapësirave detare nga ana e shtetit shqiptar.

Ka konventa ndërkombatare për kufijtë detarë.

Duke filluar që nga traktati i Kostandinopojës i vitit 1800 i cili përmend në mënyrë eksplicite “kufinj detarë të lashtë”, nënegociatat e ardshme nuk mund të anashkalohen në kontekstin e Korfuzit dhe të ishujve të Diapontit.

Problemi kryesor dhe më delikat i bisedimeve të ardhshme ështëDiskordanca, apo mospërputhja midis gjerësive të Detit Territorial. Shqipëria zbaton brezin prej 12 miljesh detare (md), kurse Greqia zbaton brezin prej 6 milje detare.

Si duhet të jetë vija delimituese midis Shqipërisë dhe Greqisë në rrethanat e posaçme, të koklavitura e të pashembullta të Detit Jon, dhe duke mbajtur parasysh praktikën e konsoliduar shtetërore e të njohur ndërkombëtarisht të Detit Territorial me brez prej 12 md sa i takon Shqipërisë, dhe 6 md, sa i takon Greqisë?

Ritheksojmë se kjo vijë e kufirit të Detit Territorial, ku Shqipëria dhe Greqia ushtrojnë sovranitet të plotë, do të përbente edhe kufirin shtetëror Shqipëri – Greqi në pjesën veriore të Detit Jon.

(https://tetova1.com/analize-e-plote-per-kufirin-detar-shqiperi-greqi/).

Nga konventa ndërkombëtare për kufijte detarë merren për bazëkufiri territorial continental si dhe së dyti, merret metodologjiabazë e përdorur është barazlargësia e rreptë (strict equidistance).

Pikërisht bazuar në këto dy argumente Gjykata jonë Koshtetuesëe vitit 2009 rrëzoi Marëveshjen e arritur duke përdorur këto dy argumenta bazë të  konventave ndërkombëtare.

Dihet se, gjatë gjithë hapësirës detare në Adriatik nga një pikë (ende) e papërcaktuar midis grykëderdhjes së Bunës dhe Gjirit të Drinit, e deri në pikën trepalëshe, ose treshtaz të barazlarguar (nga italia, Greqia dhe Shqipëria), në Jugë të Kanalit të Otrantos, Deti Territorial shqiptar përbëhet nga rripi ujor, apo brezi ikonsoliduar e i patrazuar detar me gjerësi 12 md nga vijat bazë, të përcaktuar me Dekretin 4650, prill 1970, sipas së drejtës së brendshme shqiptare.

Kështu, Shqipëria ruan gjerësinë e Detit të vet Territorial prej 12 md, dhe Greqia ruan gjerësinë e Detit të vet Territorial prej 6 md.

Si rrjedhojë e ngushtimit të hapësirës ujore të detyruar nga Kanali i Korfuzit, Greqia ruan gjerësinë e Detit të vet Territorial prej 6 md deri sa distanca midis dy brigjeve arrin në masën e 12 md [6 md + 6 md]. Shqipëria detyrohet të rrudhë gradualisht gjerësinë e brezit të vet të Detit Territorial nga 12 md në 6 md deri në pikën ku, sikurse përmendëm, distanca midis pikave bazë nga dy brigjet e kundërta është 12 md. Qysh nga kjo pikë e deri në pikën fundore të delimitimit përballë Gjirit të Ftelias, gjithnjë në kahjen V-J, hyn në veprim parimi i barazlargësisë, me përshtatjet përkatëse sipas “rrethanave të posaçme” të Nenit 15 të UNCLOS (https://tetova1.com/analize-e-plote-per-kufirin-detar-shqiperi-greqi/).

Pala greke e ka bazuar ndryshimin e kufijve detare ose më mirëka pretenduar të delimitojë kufirin detar duke u bazuar tek shkëmbi Barketa në vënd që të përcaktoje kufirin duke u bazuar tek dy argumentat bazë të Konventës ndërkombëtare.

Së fundmi përse Greqia kërkon në mënyrë të përsëritur takim dypalësh për kufirin detar të detit Jon? Dihet se Greqia ka kërkuar që të zgjerojë kufijtë e saj detarë në 12 milje kudo, dhe ka arritur një marëveshje me Italinë. Me Shqipërinë kjo marëveshje nuk është arritur sepse nuk janë përdorur kritere tëdrejta për kufijtë detarë nga ana e Greqisë. Grekët pretendojnëse Marëveshje e vitit 2009 u prish për shkak se pala turke idërgoi Shqipërisë të ketë kujdes për kufirin detar të jugut qoftësi kufij shtetëror qoftë edhe si kufij të bashkëpunimit ekonomik për nxjerrjen e naftë&gazit etj.

Praktikisht në pritje të një takimi të tillë besojmë sinqerisht se Qeveria shqiptare e sotme do të respektojë kufijtë shtetërorëaktualë të caktuar me konventa ndërkombëtarë, dhe nëse ështëfjala për zgjerimin e kufijve detarë grekë pa prekur kufijtështetërorë të Shqipërisë atëhere problem është komplet tjetër porngel me pikëpyetje se, përse Greqia ja kërkon Shqipërisë këtëgjë?

Siç dihet nga fjala e urtë Djallji fshihet në detaje, kështu që pala shqiptare para se të bëjë takimin, duhet ta mendojë mirë  se përse duhet tu bëjmë lëshime grekëve ndërsa grekët kanë akoma një ligj luftë të vitit 1940 akoma aktiv,  dhe kanë plot pretendime të hapura apo të fshehura që shqiptarët e dinë mjaft mirë, por pala greke nën pretekstin që ka rreth 500.000 shqiptarë emigrantë në Greqi, kërkon ta përdorë këtë element në sytë e botës si një yner i madh, duke ditur që mbajtja e këtyre emigrantëve është bërë me ndihmën e BE e cila ka harxhuar dhjetra milionë euro për ti akomoduar, dhe se ka një dallim të madh midis popullit mik grek dhe politikave të megalo-idesë të qeverive greke ndaj Shqipërisë./gazetaimpakt 

OPINIONE

INTERVISTA