Statistikat reale te pandemisë COVID-19

Nga Av. Faik MIFTARI
Që nga fillimi i pandemisë së korona virusit COVI
D-19 pothuajse të gjitha mediat dhe portalet elektronike si dhe rrjetet sociale çdo ditë po japin shifrat e personave që janë testuar, sa kanë dalë pozitiv dhe sa kanë vdekur nga korona virusi COVID-19 jo vetëm për shtetin e vet, por edhe për shtetet përreth dhe për botën në tërësi. Kësisoj nuk është vepruar më herët, po për çudi  mediat nuk japin shifrat edhe qytetarëveqë vdesin çdo ditë nga sëmundjet tjera vdekjeprurësesikurse janë kanceri, infarkti, etj., apo vdekjet e shkaktuara si pasojë nga  duhanit, alkooli, trafikut në komunikacion, etj.

Se si është gjendja e vërtetët statistikore lidhur me numrin e të prekurve nga pandemia e korona virusit COVID-19,do të shohim nga  shembuj e ilustruarstatistikor të qytetarëve të prekur nga korona virusi në Kroaci, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për periudhën kohore prej 25 shkurtit e gjer më 17 gusht 2020 sipas shënimeve të Entit kroat për shëndetin publik të Kroacisë janë testuar gjithsejtë prej korona virusit 138.647 qytetar, prej të cilëve kanë dal negativ 131.991 qytetar, shprehur në përqindje 95,2% ndërsa kanë dal pozitiv 6656 qytetar apo 4,8%. Nga apo me korona virus COVID-18 kanë vdekur 166 qytetar që paraqet 2,49% nga testet e kryera që kanë rezultuar pozitiv, apo 0,12% nga numri i gjithëmbarshëm i testeve të kryera. Duke marr parasysh se Kroacia ka rreth 4 milion banorë, shkalla e vdekshmërisë nga apo me korona virus COVID-19 është vetëm 0,004%,ndërsa gjasat se nuk do të vdesin nga apo me korona virus COVID-19 qytetarët në Kroaci janë 99,996%.

Nga fillimi i paraqitjes së pandemisë së korona virusit COVID-19 në Kosovë nga 13 marsi  e gjer me 31 gusht 2020 sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike(IKSHP-së), janë testuar gjithsejtë 51.135 qytetar prej të cilëve kanë dal negativ 37.681 qytetar,shprehur në përqindje 73,70% , ndërsa kanë dalë pozitiv 13.454 qytetar apo 26,30%. Nga apo me korona virus COVID-19 kanë vdekur 525 qytetar të Kosovës që paraqet 3,9 % nga testet e kryera që kanë dal pozitiv, apo 1,02% nga numri i gjithëmbarshëm i testeve të kryera në Kosovë. Nëse marrin parasysh se Kosova sipas regjistrimit të fundit të kryer në vitin 2011 ka pas rreth 1,8 milion banor, shkalla e vdekshmërisë nga apo me korona virus COVID-19 është vetëm 0,03%, ndërsa gjasat se nuk do të vdesin nga apo me korona virus qytetarët në Kosovë janë 99,97%.

Dallimi në mes Kroacisë dhe  Kosovës sa i  përket numrit të vdekjeve nga apo me korona virusin është i madh, dyfish më shumë se në Kroaci. Sepse në Kosovë të gjithë ata që vdesin e dalin pozitiv me korona virusin llogariten se kanë vdekur nga korona virusi, bile edhe ata qytetarët që kanë vdekur , dhe pas vdekjes së tyre iu është kryer testi, dhe nëse kanë dal pozitiv janëllogaritur se ka vdekur nga korona virusi, edhe pse nuk ka pas para vdekjes korona virus dhe as që janë testuar sa kanë qenë gjallë. Sipas mendimit tim numri i qytetarëve të Kosovës që kanë vdekur nga korona virusi realisht është në shkallë 5-10%, ndërsa 90-95% të qytetarëve tjerë kanë vdekur nga sëmundjet tjera përcjellëse.

Me datë 26 gusht 2020  Agjencioni amerikan për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse(CDC) ka publikuar në ueb faqen e saj zyrtare  shënimet për vdekshmërinë nga korona virusi COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga numri i përgjithshëm prej 161.392 të vdekurve në SHBA-të nga korona virusi nga dita e paraqitjes e gjer te përpilimi i raportit të CDC-së, vetëm 9.684 qytetar amerikan kanë vdekur nga korona virusi, shprehur në përqindje 6%, ndërsa 151.708 qytetar amerikan apo 94% kanë vdekur nga sëmundjet tjera përcjellëse. Burimi: https://www.cdc.gov/nchs/nvss/vsrr/covid_weekly/index.htm

Përkundër censurës të paparë gjer tani në historinë më të re të civilizimit njerëzor që është duke u ndërmarr nga mediat dhe portalet elektronike, si dhenga rrjetet sociale  lidhur me pandeminë e korona virusit COVID-19, lufta dhe përpjekja   për të dal e vërteta  mbi korona virusin COVID-19 po del në shesh çdo ditë e më shumë në opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar, duke marrë për bazë edhe këto të dhëna statistikore të lartcekura  në Kroaci, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Do të apeloja tek mediat, qeveritarët, mjekët, infektologët, virusologët, mikrobiologët, infermierëtdhe të gjithë persona tjerë që në një apo mënyrë tjetër janë të kyçur në përcjelljen, mbikëqyrjen, ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe menaxhimin me pandeminë ekorona virusit COVID-19, të mos përhapin panik, psikozë, frikë tek qytetarët e Kosovë, por të fokusohenmaksimalisht tek ata 1%  pacientë nga numri i gjithëmbarshëm i qytetarëve të prekur me korona virus, që janë shtrirë në spitale dhe në të vërtetë janë me simptome të rënda dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore, duke iu ofruar kujdesin maksimalshëndetësor, për të shëruar dhe për të lehtësuar dhe jo për të vështirësuar jetën e pacientëve të shtrirë e që kanë ymër(jetë), ndërsa të gjithë ata pacientë të prekur në rast se Krijuesi i fuqiplotë iu ka caktuar egjelin(vdekjen) nuk ka kush që e shpëton ose e parandalon  nga vdekja. Të gjithë qytetarët tjerë, 99% , të prekur nga kjo pandemi e korona virusit COVID-19, e përballojnë gripin e korona virusit fare pa simptome apo me simptome të lehta, duke qëndruar në shtëpi dhe duke u shëruar me terapinë mjekësore me përdorim të paracetamolit,  çajrave, lëngjeve, limonave, vitaminave  C dhe vitaminave D për përforcimin e imunitetit, ngjashëm sikurse kur preken nga gripi sezonal.

Duke marr parasysh se brenda vitit në botë vdesin nga gripi sezonal 500-600.000 qytetar, ndërsa me trendin që është duke shkuar numri i qytetarëve në botë që do të vdesin me korona virusin COVID-19 gjer në fund të vitit do të arrijë në 1.200.000 qytetar, që është dyfishi i vdekjeve në krahasim me gripin sezonal, do të thotë një grip pak më rëndë se gripi sezonal, nga i cili lirisht mund të konkludojë  se 90-95% të tyre vdesin nga sëmundje tjera përcjellëse, dhe vetëm 5-10% drejtëpërsëdrejti nga korona virusi COVID-19.

Në fund të këtij vështrimi i  bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, lejoni dhe mundësoni mijët të kthehen procesit normal mësimor shkollor, mos shkaktoni humbjen e vendeve të punës dhe lënien e punëtorëve rrugëve pa të ardhura, qytetarët të mund të shërohen në spitalet publike, pasi që për momentin nuk është duke u ofruar kujdesi shëndetësor, përveç rasteve urgjente, ndërsa për të tjerët prolongohen ashtu që ia mësyjnë spitaleve private ata që kanë mundësi materiale, ndërsa të gjithë pacientët tjerë që nuk kanë mundësi materiale mbesin në mëshirën dhe lutjet tek Zoti për shërim, besimtarëttë kthehen të falen në xhamia dhe të luten në kisha në mënyrën sikurse parashihet sipas rregullave fetar, të vdekurit të varrosen dhe të përcillen konform traditave fetare e qytetare me përcjelljen e xhematit e jo vetëm të familjes së ngushtë, të lejohen garat sportive, shfaqjet teatrale, koncerte muzikore,etj.,  me një fjalë, lejoni rikthimin e jetës normale qytetarëve të Kosovës./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne