17 persona të plagosur nga sulmi i sionistëve kundër myslimanëve palestinezë në Kuds

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë 24 orëve të kaluara kanë plagosur 17 myslimanë palestinezë në portën Bab Al-Asbat të xhamisë Aksa.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën në mbrëmje kanë sulmuar një grup të grave myslimane të cilat ishin mbledhur në portën Bab Al-Asbat të xhamisë Aksa. Kjo është në kohën kur kabineti i regjimit sionist ka dhënë pëlqimin për një plan i cili do ta vështirësojë kthimin e disa pjesëve të Kodsit të pushtuar në dispozicion të autoriteteve palestineze nga ana e regjimit sionist në kuadër të çfarëdo lloj plani për kompromis të mundshëm në të ardhmen. Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se që nga mëngjesi i ditës së diele e deri më tani, janë plagosur 17 myslimanë palestinezë si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist në portën Bab Al-Asbat të xhamisë Aksa. Regjimi sionist së fundi ka vendosur masa të ashpra të sigurisë në xhaminë Aksa dhe po zbaton më shumë kufizime për palestinezët. Kjo është në kohën kur të premten e kaluar forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar për disa orë Shejkh Muhamed Husejn, myftiun e Kodsit të shenjtë. Gjithashtu gjatë përleshjeve mes forcave policore të regjimit sionist me të rinjtë palestinezë brenda në oborrin e xhamisë Aksa, janë martirizuar 3 palestinezë dhe janë vrarë dy policë izraelitë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne