1700 lekë dita, mjekët vullnetarë të Laçit bojkotojnë shërbimin, pacientët në “mëshirë të fatit”

Shërbimi i urgjencës së Laçit ka nisur të bojkotohet nga mjekët e jashtëm në shenjë proteste ndaj uljes drastike të pagesave. Ata thonë se me vlerësimin e ri financiar nuk ia vlen të dalin në punë. Para muajit nëntor, mjekët e jashtëm paguheshin 4,500 lekë në ditë jave dhe 5,300 lekë në ditë fundjave kur shërbimi që merrnin për sipër ishte 24 orë. Megjithatë, gjatë dy muajve të fundit, në Spitalin e Laçit, pa asnjë njoftim paraprak, tarifat janë ulur në mënyrë drastike në 1,700 lekë për ditët e javës dhe 2,600 lekë për fundjavat.

Disa prej mjekëve thanë për Citizens.al në kushtet e anonimatit se kjo situatë është e papranueshme për vetë faktin se bëhet fjalë për një punë me ngarkesë dhe përgjegjësi.

“Nuk është një ambulancë e zakonshme, por qendër e rëndësishme urgjence. Shërbimi është për një komunitet të madh dhe urgjenca mund të kryejë mbi 120 vizita në ditë. Të punosh 24 orë për vetëm 2,600 lekë është e papranueshme,” u shpreh njëri prej tyre.

Spitali i Laçit mbulon një komunitet prej rreth 74 mijë banorësh të rrethit të Kurbinit./BoldNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne