18 VJEÇ PËR NJË TATUAZH, 14 PER HORMONE TË NDRYSHIMIT GJINOR

Shqipëria është një vend interesant.

Nëse je 14 vjeç, je shumë i vogël për të votuar. Shumë i vogël për të blerë alkool. Shumë i vogël për të marrë një sërë vendimesh që shteti mendon se ende nuk i kupton.

Por me sa duket, nuk je kurrë shumë i vogël për të filluar terapinë hormonale.

Ndërkohë që prindërit shqiptarë vazhdojnë të mbledhin para për kimioterapi, operacione dhe trajtime jetike, shteti po gjen kohë dhe burime për të prezantuar politika që deri dje as nuk diskutoheshin në Shqipëri.

Dhe nëse guxon të pyesësh “A është kjo normale?”, menjëherë etiketohet.

Por pyetja mbetet.

Kur një 14-vjeçar nuk konsiderohet mjaftueshëm i pjekur për të zgjedhur deputetin që do ta qeverisë, si konsiderohet mjaftueshëm i pjekur për të marrë vendime që mund të ndikojnë trupin e tij për vite apo dekada?

Kur spitalet ankohen për mungesa, kur pacientët presin për ilaçe, kur familjet hapin GoFundMe për të shpëtuar jetën e fëmijëve, a janë vërtet këto prioritetet që e djegin Shqipërinë sot?

Askush nuk po flet për urrejtje ndaj kujtdo. Po flasim për fëmijët. Po flasim për familjen. Po flasim për të drejtën e prindërve dhe shoqërisë për të bërë pyetje pa u kryqëzuar publikisht.

Sepse çdo ndryshim i madh në shoqëri fillon si diçka e vogël. Fillimisht thuhet “janë vetëm disa raste”. Pastaj bëhet normë. Pastaj bëhet tabu të pyesësh.

Dhe pikërisht për këtë arsye debati duhet të bëhet sot, jo nesër.

18 vjeç për një tatuazh. 14 për hormonet. Pyetja nuk është pse njerëzit po reagojnë. Pyetja është pse disa çuditen që ata po reagojnë./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne