Shqiperia

“18-vjeçari në burgun e ‘Shën Kollit’ nuk u vetëvra por u vra”

Një ngjarje e rëndë u raportua nga Spitali i Lezhës para dy ditësh ku mbërriti pa jetë një 18 vjeçar me origjinë nga Burreli dhe banim në Fushë-Krujë. Viktima është A.Luka 18 vjeç dhe ndodhej në paraburgim në burgun e “Shën Kollit”.

Sipas të dhënave të Policisë, 18 vjeçari është helmuar nga gazi.

Për këtë ngjarje ka reaguar ish-kryeministri Berisha i cili e ka konsideruar atë një vrasje shtetërore. . “Një seri burimesh brenda dhe jashtë burgut besojnë se i riu Luka nuk është vetëvrarë por është vrarë brenda në burg”, -shkruan Berisha.

POSTIMI:

Një krim tjetër i shëmtuar shtetëror në qelitë e burgut!

Të dashur miq, vrasja tjetër e radhës shtetëtore duke se është 18 vjeçari Albi Luka, për të cilin njoftimi zyrtar mashtroi duke paraqitur si vetëvrasje nga pirja e gazit. Një seri burimesh brenda dhe jashtë burgut besojnë se i riu Luka nuk është vetëvrarë por është vrarë brenda në burg.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes se Albi Lukës, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nisë urgjent hetimin për këtë krim të shëmtuar dhe të vendosë para ligjit autorët e tij! sb

Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA