Numri i të arsimuarve që janë jashtë tregut të punës vijon të mbetet i lartë pavarësisht kërkesës që ka tregua vendas për burime njerëzore. Kërkesat më të larta sipas ekspertit Erion Muçës, sektori i turizmit dhe i prodhimit.
“Industria e turizmit, e cila ka nevojë për menaxherë turizmi me patjetër. Është industria përpunuese dhe prodhuese që kanë patjetër nevojë për inxhinierë, por tani të integruar me ndryshimet e reja dhe të inteligjencës Artificiale, për t’i bërë edhe më eficente proceset e punës.”, tha Muça.
Rreth 19 mijë të diplomuar, nuk e gjejnë vetën në tregun e punës. Por sipas ekspertit të arsimit Arjan Xhelaj, ata mund të profilizohen në bazë të nevojave të tregut. “Të profilizohen të ciklin e dytë master profesional, ose në programe të tjera trajnimi, në këto profile ku ka kërkesë të tregut të punës. Kjo që ne të kemi sa më pak ‘mbretje’ profesionistësh të cilët nuk e ushtrojnë profesionin e tyre, por për t’i trajnuar dhe integruar në fusha ku ne kemi nevojë.”, tha Xhelaj.
Sipas ekspertëve, institucionet e arsimit të lartë duhet të bëjnë një profilizim të kurrikulave dhe të fokusohen te zhvillimet e teknologjisë për të thithur edhe fondet që po alokohen nga Bashkimi Europain. Shkalla e papunësisë në vend për tremujorin e dytë të 2025, ra në 8.5, por për të rinjtë mbi 15-29 vjeç është më lartë, 15,1%./tpz















