20 ushtarë trima shqiptarë të NATO-s këputen në ditën historike

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Gjatë paradës, teksa mbante fjalën Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama ushtarët ‘paloseshin’ në gjendje të fikëti.

Më shumë se 20 ushtarë kanë patur probleme me shëndetin gjatë ceremonisë.

Disa u dërguan me urgjencë në spital. Ndërsa njëri prej tyre ka dëmtime në kokë dhe e kanë dërguar në spitalin ushta-rak.Ndërkaq, të tjerët mbanin pambuk me alkool në hundë.

Nga ankthi që ceremonia të shkonte sa më mirë, ushtarakët të mbledhur në shesh që në orët e para të mëngjesit nuk kanë arritur ta përballojnë situatën.

Në përkeqësimin e shëndetit të tyre ka ndikuar edhe fakti se ata qëndronin tyre prej orësh të paushqyer por edhe temperaturat disi të larta.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne