Shqiperia

Akuza për lidhje me ISIS, Verdi Morava 26 ditë grevë urie në burg

Verdi Morava është në ditën e 26 të grevës së urisë në burgun e Fushë-Krujës. Morava është dënuar për nxitje urrejtje dhe si pjesë e një ‘grupi i xhihadit, me lidhje të forta me ISIS.

Verdi Morava pretendon se nuk i miratohet leja shpërblyese. Demostrata e tij brenda burgut, mësohet se është një mënyrë për të kundërshtuar  kushtet dhe mënyrën e trajtimit brenda në burg. Në lidhje me grevën ka reaguar edhe babai i Moravës, i cili akuzon autoritetet për gjendjen e djalit të tij. Sipas tij, djali i tij po vdes urie.

“Kërkoj ndihmë, im bir po vdes. Autoritetet nuk po e vënë ujin në zjarr.”-mësohet të jetë shprehur ai.

Verdi Morava akuzohet ndër të tjera se  rekrutonte luftëtarë për ISIS.

Verdi Morava, doli para gjykatës në vitin 2016 si financues i celulës së ISIS, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë duke thënë se është futur padrejtësisht në “listën e zezë”. “Qeveria më ka futur në listën e zezë, ndërsa jam konsideruar terrorist pa vendim gjykate. Jam i pafajshëm dhe po më shkelen të drejtat e mia”- ka thënë Verdi Morava në sallën e gjyqit.

OPINIONE