“21 janari”, Berisha del pas 2 orësh nga SPAK: Rama për epshet e pushtetit të tij organizoi një nga protestat më të dhunshme!

Kreu i PD Sali Beisha ka dalë nga SPAK ku është pyetur në lidhje me 21 janarin. Në deklaratën etij për mediat jashtë SPAK ai u shpreh se “Rama për epshet e pushtetit të tij organizoi një nga protestat më të dhunshme.

Ndërkombëtarët dhe SHBA kanë deklaruar se më 21 janar PS kishte axhendë dhune. Kjo u bë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike me 4 viktima dhe 120 policë ptë plagosur”.

Berisha u pyet 2 orë në SPAK për 21 janarin. Pasi doli nga SPAK Berisha ngatërroi 2 herë datën kur ndodhi krimi shtetëror, duke thënë më 11 janar, dhe jo 21 janar. Berisha sulmoi edhe SPAK dhe Altin Dumanin.

“Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune.

Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 protestuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë.

Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin dhe rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun.

I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne