22 MARS – DITË REFLEKTIMI PËR EDUKIMIN E VËRTETË FETAR

Nga Artur Shkurti
Drejtor, “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 22 mars 2026

BEKTASHINJ DHE BATAKÇINJ QË BËNI SIKUR NUK KUPTONI

Komuniteti Bektashi është mirë ta shfrytëzojë 22 marsin për Reflektim të Vërtetë mbi çështjet e Edukimit dhe veçanërisht vendin e Naim Frashërit, i cili është provuar nga “Udha e shkronjave” se është dëmtuar rëndë me një seri ligjesh që synojnë dobësimin e ndikimit të tij në shoqërinë shqiptare dhe në Sistemin Edukativ Shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë me ligj 93/2022 ka hequr titullin Poet Kombëtar për Naim Frashërin.

Marrë nga faqja “Udha e shkronjave”

Kujt do t’ia lini fajin për dëmtimin e Naim Frashërit?!
për dëmtimin e programit të Naim Frashërit për edukimin e karakterit dhe të virtyteve
për dëmtimin e Edukimit Kombëtar Shqiptar dhe të Sistemit Arsimor Laik Shqiptar
për dëmtimin e edukimit të vërtetë dhe jo edukimit hipokrit fetar
për dëmtimin e harmonisë fetare, klasore, krahinore, gjinore
për dëmtimin e vëllazërisë shqiptare, përçarjen dhe varfërimin
e gjithanshëm të shoqërisë shqiptare

Nëse Poeti Kombëtar Naim Frashëri, në shek 19, pikërisht tek “Fletore e bektshinjve” deklaronte se “kleri bektashi” nuk e meritonte titullin “atë” apo “Udhërrefenjës”, pyetja që shtrohet sot për të gjithë bektashinjtë shqiptarë:
A e meriton sot kleri bektashi titullin “atë” dhe “udhërrëfenjës”?!

Me fjalë e me agjërime
nuk e gjen dot Perëndinë,
as me kreshm’ e me kungime
si punojnë ata që s’dinë.

Tregomu dhe shqipëtarëvet,
Udhën e punës së mbarë:
Bashkomi, bëmi vëllezër,
edhe thjeshtë shqipëtarë!
Naim Frashëri

*Kush ju “ka edukuar” ta shpërfillni Naim Frashërin, “Fletoren e bektashinjve”, “Qerbelanë”?!*

Naim Frashëri nuk ka patur dyshim se ndër “bektashinjtë” vetëm pak do të duhej që sekti të kthehej në “fole batakçinjsh” që do t’i bënin gropën Shqipërisë dhe kombit të tyre. Le të citojmë “Fletoren e bektashinjve”. “Njeriu është fletorja që flet, besa është një fjalë, po e shtuan’ ata që s’dinë, besa është në kraharuar, nuk është në kartë shkruar” Me “Fletore” Naimi kuptonte “Librin e shenjtë” (Kurani, Bibla) etj. Me shtim të fjalës “Besë” Naimi kuptonte arsyetimet e kota të të gjithë atyre që donin të transplatonin veten tek “BESA” apo tek “feja”, kur thelbi universal ishte i qartë dhe i pa ngatërrueshëm.
Vini re se si e paraqet Naim Frashëri situatën e “klerit” bektashi (në atë kohë). Me “Udhërrëfenjës” ai nënkupton “varfët, etërit, gjyshërit” me virtyte të larta.

*Naim Frashëri*: “Udhë-rëfenjësit të jenë njerës të vërtetë, të mos kenë të metta, si kanë sot, të kenë vetijë të mirë shumë, të lenë lakëmimn’ e madhështinë dhe mënit’ marëzitë, pirjen’ e dehjen’ e babëzinë, të remet’ e të paudhat’ e gjithë të këqijatë, që janë jasht’ udhës së njerëzisë.

*E ANALIZOJMË*
“të mos kenë të meta si kanë sot” – pra i kanë patur të metat “të lënë lakmimin” – pra e kanë patur lakmimin
“të lënë madhështinë” – pra e kanë e patur “të lënë marrëzitë” – pra e kanë patur marrëzinë
“të lënë pirjen, dehjen, e babëzinë” – pra i kanë patur këto vese
“të lënë gënjeshtrat (të remet) dhe paudhësitë dhe të gjithë të këqijat” – pra i kanë patur këto vese.

*Naim Frashëri:* Të përpiqenë dit’ e natë për atë komp q’i quan Atë, e përgjërohetë për ata, të punojnë bashkë me parësin’ e me pleqësinë për shpëtim të Shqipërisë’ e të Shqiptarit, për diturit e për qytetërit të Kombit e të Mëmëdheut të tyre, për gjuhën’ e vet dhe për gjithë mbrodhësit’ e mbarësitë etj. etj.

*E ANALIZOJMË:* Kjo ishte detyrë e Rilindjes Kombëtare ndaj bektashinjve dhe jo anasjelltas “detyrë e bektashinjve” ndaj Rilindjes. Sot, kleri bektashi, i bashkohet Kartelit Politiko-Fetar që ka hequr titullin Poet Kombëtar për Naim Frashërin përmes ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, që ka dëmtuar “Mësonjëtoren” kryeveprën e Naim dhe Sami Frashërit, që kanë dëmtuar Rilindjen Kombëtare, kanë dëmtuar Edukimin Kombëtar, kanë dëmtuar Sistemin Arsimor dhe kanë dëmtuar në Kombin Shqiptar. Naim Frashërin, me dhelpëri, kërkojnë ta bëjnë “drejtor marketingu” për mbuluar “punët e pista” të “departamentit të prodhimit fetar”, për të gënjyer sa më shumë shqiptarë për natyrën e vërtetë dhelparake të tyre.

*Naim Frashëri* mbyll “Fletoren e bektashinjve” me profecinë: _”Kur të bëjnë këto punë, ahere u them Atë e Udhë-rëfenjës, pa sot s’u them dot.”_ Vini re fjalët e qarta _“sot s’u them dot atë dhe udhërrëfenjës”_, pra në kohën e Naim Frashërit, kleri bektashi nuk e meritonte titullin Atë dhe titullin Udhërrëfenjës, siç na gënjejnë sot “kleri bektashi” në bashkëpunim me kartelin politiko-fetar e historianë. Kjo do të thotë që Naim Frashëri e përdori “Fletoren e bektashinjve” si detyrim për edukimin e karakterit dhe të virtyteve që ishte program i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare dhe jo program “bektashi”, pra i detyroi bektashinjtë të viheshin në udhë të drejtë. Derisa Sistemi Arsimor Shqiptar që ka me mijëra mësues, që paguhen nga shteti për ta mbajtur fëmijën nën edukim për të paktën 12 000 orë mësimore deri në 18 vjeç dhe përsëri nuk arrijnë dot, atëherë mund të mendohet se sa të pamundur e kanë “kleri fetar” ta edukojë si duhet dikë, veç me disa vizita në faltore, apo me ndonjë dash të therrur në Malin e Tomorit. Kjo është arsyeja pse Kryegjyshata Bektashiane “e shpërfill” “Fletoren e bektashinjve” (shi faqen web) si një “libër interesant” si një “prozë” e “poezi”, ose një libër sa për të njohur Naim Frashërin dhe jo si detyrim fetar për bektashiun, sepse e e kupton që e ka të pamundur të edukojë karakterin dhe virtytet që Naim Frashëri udhëzon!

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne