Historia Opinion Uncategorized

27 prilli i vitit 1909, dita kur mbeti bota pa sulltan!

Nga Abdullah Klinaku

27 prilli i vitit 1909, data e cila e ndryshoi rendin botërorë, dita kur bota mbeti pa Sulltan!

Dijetatarë, intelektualë, politikanë e ligjvënës, të ndihmuar e të manipuluar nga shërbimet, të joshur për famë, pozitë e para, ju dhanë krahë 240 anëtarëve të senatit Osman, për të marr vendimin më të rëndë e me famëkeq për të ardhmen e osmanlive. Pra, për të ardhmen e gjithë këtij komunitetit që jetonte në 3 kontinentet e botës.

Dita ishte e marte, data 27 prill e vitit 1909, kur 240 anëtarët e senatit vendosën për shkarkimin nga pozita e Sulltanit, Abdul Hamidin e II.

Fetvaja, verdikti, për shkarkimin e tij u bë nga myftiu i asaj kohe Mehmed Zijaudin effendi, i cili ra nën ndikimin e Lëvizjes Xhonturke. Pjesë e rrëzimit të Sulltan AbdulHamidit ishin edhe një pjesë e intelektualëve shqiptarë, të cilët ishin radhitur në krah të xhonturqve.

Madje, vendimin për shkarkim, Sulltan Abdul Hamidit, ja dërgoi një delegacion i përbërë nga tre anëtarë, të cilët ishin gjithçka veç osmanli jo.

Ky delegacion përbëhej nga një armen, nga shqiptari Esad Pash Toptani dhe nga hebreiti Emanuel Kraso. Pra, hilafetin e rrëzuan në fakt lëvizjet cioniste përmes turqve, shqiptarëve, armenëve e arabëve.

Sulltan Abdul Hamidi, e pranoi me qetësi vendimin, por e vuajti përherë marrzinë e senatit duke ua bërë me dije se derën e hilafetit e rrënoi një hebre.

Sulltani në atë kohë, i kishte të paktën 30.000 ushtarë besnik të cilët ishin në gjendje për të luftuar për të drejtën, megjithatë ai nuk lejoi të derdhej asnjë pikë gjaku.

Sulltan Abdul Hamidi, u internuar në Selanik, në lagjen e cila ishte çerdhe e cionistëve, të cilët aktivitetin e tyre në Turqi e organizonin përmes Emanuel Krasos.

Ata që punuan e luftuan për ta hequr sulltanin pas pak kohe, e vuajtën gabimin e tyre dhe i thurrën vetes elegji vajtimi.

Populli në ditën e varrimit të tij këndoi gjithë kohës:

– Ku po na lë ne, e ku po shkon o Sulltan i Madh.

Ndërsa filozofi Riza Tevfik, lajthitë në vajtim deri aty sa këtë vuajtje e përshkruan në poemën e tij të njohur; ‘Ndihmë, o shpirt i Abdulhamidit’.

Ku je i madhi Sulltan Abdul Hamid,
A të mbërriti, në seli vajtimi im,

Ndërsa poeti tjetër Sulejman Nazif, pendimin e tij e shprehi;

“Ja, tek erdhëm të kërkojmë ndihme prej se na morri malli për despotizmin tënd”.

Me humbjen e Sulltanit humbën eshe shqiptarët, nga 4 vilajete shqiptare, mbetëm në një shtet me rreth 28 mijë km, duke na shqyer hienat ballkanike.

Rahmet paq Sulltan Abdul Hamid Han!

OPINIONE