3 kërkesat e studentëve për pedagogët: Mos na digjni vitin, mos lejoni të na dhunojë policia

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i kanë bërë një letër të hapur pedagogëve të tyre, duke u kërkuar mbështetje për vendimin e marrë, për bojkotimin e mësimit.

Ata kanë paraqitur edhe tre kërkesa , për të cilat presin mbështetjen nga stafi pedagogjik.

“Në frymë proteste ndaj dhunës së ushtruar nga nesh, ne ju paraqesim tre kërkesa kryesore:

Mbrojtja jua si akademikë, por edhe si prindër duke marrë masa konkrete në ndalimin e dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit por edhe ajo private ndaj integritetit moral dhe fizik të studentëve protestues.

Në të njëjtën kohë të sigurohet se ndaj studentëve protestues nuk do të merren masa penalizuese për pjesëmarrjen e tyre në protestat e Lëvizjes Studentore.

Të garantohet se viti akademik nuk di të digjet në zbatim të vendimit të Senatit Akademik i datës 14.01.2019”, janë shprehur studentët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne