Bota

Senati ameirkan kundër vazhdimit të sanksioneve ndaj kompanive ruse

Senati amerikan ka kundërshtuar të mërkurën legjislacionin për të vazhduar aplikimin e sanksioneve në kompanitë e lidhura me manjatin rus, Oleg Deripaska, duke përfshirë kompaninë e aluminit, Rusal, transmeton Reuters.
 
Senatorët kanë votuar me 57 vota për dhe 42 kundër për këtë masë derisa 11 anëtarë të Partisë Republikanë u janë bashkuar demokratëve dhe kanë votuar për rezolutën, teksa janë rritur shqetësimet për ndonjë marrëdhënie të mundshme mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe Rusisë.
 
Megjithatë ky rezultat nuk ka qenë i mjaftueshëm për të dërguar legjislacionin për miratim final.
 
Ky legjislacion është hartuar pasi shumë anëtarë të Kongresit kanë vënë në pikëpyetje vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit për të larguar sanksionet e vendosura në muajin prill ndaj bizneseve me të cilat është i lidhur Deripaska, përfshirë, Rusal dhe EuroSibEnergo.
 
Disa orë pas votimit të së mërkurës, Thesari amerikan ka shtyrë edhe një javë afatin për Deripaskan, ashtu që ai të heqë dorë nga aksionet në këto kompani, meqë manjati rus do të vazhdojë të jetë shënjestër e sanksioneve amerikane.
 
Administrata e Trumpit ka shtyrë ligjvënësit republikanë që të mos mbështesin rezolutën e prezantuar nga lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, meqë ky dokument do t’i ndalonte administratës heqjen e sanksioneve.

OPINIONE