3 parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave, Spahiu: Kjo ishte “dhurata” e Rilindjes

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka ngritur alarmin pas lajmit se tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, si mundësia e vetme për kontrollin e krimit të organizuar shqiptar.

Ai shkruan në Facebook se nëse vende të BE-s diskutojnë rikthim vizash, kuptohet sa larg jemi me historinë e hapjes së negociatave.

Spahiu përmend edhe raportin e DASH për Shqipërinë.

Postimi i Spahiut:

Rikthimi i vizave.

Mund ti kishim mjaft borxhe Edi Ramës, por rikthimin e vizave Jo.
Tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, e parë kjo si mundësia e vetme për kontrollin e krimit të organizuar shqiptar në këtë shtet.

Kjo do të ishte “dhurata” më e madhe që Qeveria kriminale e Rilindjes do ti bënte shqiptarëve.

E thjeshtë të kuptohet, që nëse vende të BE-s diskutojnë rikthim vizash me ne, sa larg jemi me historinë e hapjes së negociatave.

Kujtojmë dhe deklarimet e sinqerta të Schulz kur tha se : “do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE”
Shkaqeve, ju jep përgjigje Departamenti Amerikan i Shtetit, ku Shqipërinë, në raportin për vitin 2018, e cilëson si prodhuese të hashashit dhe vend tranzit të drogave të forta.

Tani, se ku hyn opozita në pallavrat e pengimit të hapjes së negociatave, vetëm ministrja e marrëdhënieve me Parlamentin mund t’i recitojë një përgjigje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne