I morën paratë dhe e goditën me levë, policia jep detajet e ngjarjes/ EMRI

Zbulohen të tjera detaje nga grabitja e ndodhur mëngjesin e sotëm tek rruga e “Barrikadave”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:12, ndërsa personi i grabitur është një 50-vjeçar ime inicialet Agron Shima, i cili ishte edhe pronari i pikës së këmbimit valutorë.

50-vjeçari ka qenë duke lëvizur me motor, ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura, ndërsa në prangat e policisë ka rënë njëri nga autorët e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qenë duke lëvizur me motor ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne