“30 persona të armatosur rëndë, ushtarakë apo policë, qëllojnë ende ndaj policisë”, thirrja e Kurtit: Dorëzohuni!

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në veri të Kosovës. Ai tha se ende 30 persona qëllojnë ndaj policisë. Kurti iu bëri thirrje këtyre personave që të dorëzohen.

“30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë apo policë, që ndodhen në rrethimin e forcave policore, dhe i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Janë së paku 30. Ata po sulmojnë vazhdimisht. Nuk bëhet fjalë as për civilë të armatosur, as qytetarë të zakonshëm por bëhet fjalë për një formacion me pjesëtarë që janë profesionistë, ushtarakë, apo policorë.” tha Kurti./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne