31 marsi – Dita e gjenocidit të Azerbajxhanit

31 marsi shënohet si Dita e Gjenocidit ndaj popullit Azer.

Pasi Republika e Azerbajxhanit rifitoi pavarësinë e saj, është mundësuar që tabloja e vërtetë e historisë së kaluar të popullsisë së Azerbajxhanit të ripërtërihet. E vërteta, e cila për shumë vite është mbajtur e fshehur, po zbulohet dhe ngjarjet e keqinterpretuara po marrin vlerësimin e tyre të vërtetë.

Aktet e shumta të gjenocidit të kryera ndaj popullit të Azerbajxhanit, të cilat për shumë vite nuk morën vlerësimin e tyre të merituar politik dhe ligjor, janë nga faqet më pak të njohura të historisë së vendit.

Marrëveshjet Gulustan dhe Turkmençay të nënshkruara në vitet 1813 dhe 1828 siguruan bazën ligjore për ndarjen e kombit të Azerbajxhanit dhe ndarjen e tokave historike të tij. Tragjedia kombëtare e popullit azerbajxhanas vazhdoi me okupimin e tokave. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, në territoret e Azerbajxhanit filloi një vendosje masive e armenëve. Okupimi i territoreve të Azerbajxhanit u bë pjesë përbërëse e gjenocidit.

Armenët u zhvendosën në Irevan, Nakhchivan dhe Hanatet e Karabakut. Ats arritën të themelonin njësinë territoriale administrative të “rajonit armen”, pavarësisht se ishin pakicë në krahasim me azerbajxhanasit që banonin në të njëjtën zonë. Kjo ndarje artificiale ofroi arsye politike për largimin dhe asgjësimin e azerbajxhanasve nga vendi i tyre amtar.

Kjo u pasua me propagandën e themelimit të “Armenisë së Madhe”.

Në mënyrë që të sigurohej justifikimi i idesë për krijimin e këtij shteti fiktiv në territorin e Azerbajxhanit, një program i gjerë filloi me synimin e falsifikimit të historisë kombëtare të armenëve. Shtrembërimi i historisë së Azerbajxhanit dhe gjithë Kaukazit zinte një pjesë integrale të këtij programi.

Të frymëzuar nga ideja e themelimit të “Armenisë së Madhe”, pushtuesit armenë, në vitet 1905-1907, filluan të kryenin haptazi dhe në masë veprime armiqësore kundër kombit të Azerbajxhanit.

Armenët i nisën veprimet e tyre të egra në Baku dhe me tej i përhapën nëpër pjesët e tjera të Azerbajxhanit dhe vendbanimeve azerbajxhanase në territorin aktual të Armenisë. Qindra vendbanime u rrafshuan në tokë dhe mijëra azerbajxhanas u vranë në mënyrën më mizore. Organizatorët e këtij barbarizmi po krijonin një imazh të pafavorshëm të popullit Azerbajxhanas për të fshehur të vërtetën dhe për të parandaluar vlerësimin e drejtë politik dhe ligjor të këtyre ngjarjeve.

Armenët përdorën Luftën e Parë Botërore, revolucionin rus të shkurt-tetorit 1917, dhe arritën të përmbushnin idetë e tyre nën justifikimin e bolshevismit.

Implementimi i një plani mizor të spastrimit të popullsisë nga provincat azerbajxhanase filloi me Bakun në mars të vitit 1918 nën justifikimin e luftës kundër elementeve kundërrevolucionarë.

Krimet armene janë ngulitur thellë në kujtesën e popullit të Azerbajxhanit. Mijëra civilë u vranë për të vetmen arsye se ishin azerbajxhanas.

Armenët shkatërruan shtëpi dhe dogjën njerëz të gjallë. Pjesa më e madhe e Bakut u shndërrua në një gërmadhë që fillonte nga ndërtesat kombëtare, shkollat, spitalet, xhamitë dhe monumentet e tjera.

Gjenocidi i azerbajxhanasve ishte i egër kryesisht në Baku, Shamakhi, Guba, Karabak, Zangazur, Nakhchivan, Lankaran dhe rajone të tjera. Shumë civilë në këto zona u vranë, fshatrat u dogjën në hi dhe monumentet kombëtare u rrafshuan në tokë.

Pas themelimit të Republikës Demokratike të Azerbajxhanit (ADR), vëmendja më e madhe iu kushtua ngjarjeve të marsit 1918. Këshilli i Ministrave nxori një dekret më 15 korrik 1918, për të krijuar një komision të jashtëzakonshëm për hetimin e këtyre ngjarjeve tragjike. Komiteti hetoi fazën e parë të genocidit të 19 marsit; veprat brutale në Shamakhi dhe krimet mizore në provincën Irevan.

Një departament i posaçëm u themelua nën Ministrinë e Punëve të Jashtme për të njoftuar komunitetin për të vërtetën. ADR-ja deklaroi më 31 mars dy ditë zie në 1919 dhe 1920. Kjo ishte përpjekja e parë në histori për të dhënë një vlerësim politik gjenocidit kundër popullit të Azerbajxhanit dhe okupimit të tokave të tij, i cilat vazhdoi për më shumë se një shekull.

Por rënia e ADR nuk lejoi që ky proces të mbaronte.

Në vitin 1920, armenët përdorën ardhjen në pushtet të sovjetikëve në Kaukazin e Jugut dhe shpallën aneksimin e Zangazurit dhe rajoneve të tjera të Azerbajxhanit si pjesë të Republikës Sovjetike Armene.

Armenët më vonë filluan të përdorin mjete më të reja për të forcuar politikën e tyre, me qëllim të dëbimit të popullsisë azere nga këto territore. Për këtë qëllim, armenët përdorën dekretin e Këshillit të Ministrave të Këshillit Sovjetik të 23 dhjetorit 1947 “Për zhvendosjen e fermerëve kolektivë dhe popullatave të tjera azerbajxhanase nga Republika Sovjetike Armene në ultësirat Kura- Araz të Republikës Sovjetike të Azerbajxhanit”. Gjatë viteve 1948-1953 ata arritën përfundimisht qëllimin e dëbimit masiv të popullit azer nga tokat e tyre historike, në nivel shtetëror.

Në fillimin e viteve 50, nacionalistët armenë me ndihmën e mbrojtësve të tyre filluan të bëjnë një fushatë agresionimizore kundër kombit të Azerbajxhanit.

Në librat, revistat dhe gazetat që botoheshin rregullt në ish-Bashkimin Sovjetik, u bënë përpjekje për të provuar se kultura vendase e Azerbajxhanit, trashëgimia kulturore dhe monumentet e kulturës i përkisnin armenëve.

Në të njëjtën kohë, armenët i përforcuan përpjekjet e tyre për të krijuar një imazh negativ për popullsinë e Azerbajxhanit në mbarë botën. Me qëllim që të krijohej imazhi i “një kombi të shtypur armen”, armenët qëllimisht i shtrembëruan ngjarjet që ndodhën në këtë rajon në fillim të shekullit të 20-të. Ata e quanin veten viktimë të genocidit, të cilat ata në realitet i kryen kundër popullit azerbajxhanas.

Persekutimi i azerëve në Irevan, ku popullsia kryesore përbëhej nga azerbajxhanasit, çoi në përndjekjen e tyre masive.

Armenët shkelën të drejtat e popullit azer, krijuan pengesa për arsimimin në gjuhën amtare dhe ushtruan një presion të fortë mbi ta. Emrat historikë të fshatrave azere u ndryshuan brenda një procesi të papaparë në historinë e toponimisë, kur emrat e lashtë u zëvendësuan me ato moderne.

Historia e shtrembëruar armene u ngrit në nivel shtetëror, në mënyrë të tillë që brezave të rinj armenas tu futej fryma e shovinizmit.

E rritur me letërsinë dhe kulturën e Azerbajxhanit, e cila u shërbeu idealeve të mëdha dhe humanizmit, brezi i ri i azerëve u persekutua nga ndjekësit e ideologjisë ekstremiste armene.

Pretendimet kundër shpirtit kombëtar të Azerbajxhanit, nderit dhe dinjitetit, krijuan një platformë ideologjike për agresion politik dhe ushtarak. Gjenocidit të Azerbajxhanit, të cilit nuk ju dha një vlerësim i drejtë politik dhe ligjor, çoi në shtrembërim të fakteve historike në mediat sovjetike dhe në mashtrimin e komuniteteve nga armenët. Lidershipi i Azerbajxhanit nuk i kushtoi vëmendje të mjaftueshme propagandës anti-azere, e cila rritej dhe intensifikohej në regjimin sovjetik në mesin e viteve 80.

Edhe dëbimi i qindra mijëra azerëve nga tokat e tyre historike në fazën e parë të konfliktit Nagorno-Karabakh të vitin 1988, nuk mori një vlerësim të drejtë politik në Azerbajxhan.

Nagorno-Karabakh u mor nga kontrolli i Azerbajxhanit dhe ju aneksua Republikës Sovjetike të Armenisë mbi bazën e një dekreti jokushtetues të Republikës Sovjetike Armene dhe nën asistencën e një Komisioni Special të Administrimit të udhëhequr nga Moska. Ky fakt shkaktoi pakënaqësi serioze në Azerbajxhan dhe e detyroi atë të fillonte aktivitete të rëndësishme politike. Politika agresive që kishte për qëllim okupimin e territoreve të Azerbajxhanit u kritikua ashpër nëpër tubimet e shumta të mbajtura në Azerbajxhan. Lidershipi politik ende nuk heq dorë nga pozita e tij pasive dhe ëndërrimtare.

Në janar të vitit 1990 trupat sovjetike u sollën në Baku për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të lëvizjes kombëtare çlirimtare. Si rezultat, qindra azerë u vranë dhe u plagosën.

Në shkurt 1992, armenët kryen brutalitete të papara në qytetin e vogël të Hoxhalisë në Azerbajxhan. Gjenocidi i Hoxhalisë pa mijëra Azerbajxhanas të vrarë dhe të burgosur lufte. Vetë qyteti i Hoxhalisë (Khojaly) u rrafshua në tokë.

Politika aventureske e nacionalistëve dhe separatistëve armenë në Nagorno-Karabakh, detyroi mbi një milion shtetas të Azerbajxhanit që të largohen nga vendi i tyre. Sot, ata jetojnë në kampe tendash. Rreth 20 përqind e territoreve të Azerbajxhanit u pushtuan nga forcat armene dhe mijëra qytetarë të Azerbajxhanit u plagosën dhe ranë dëshmorë.

Tragjeditë, të cilat ndodhën në Azerbajxhan në shekujt e 19-të dhe 20-të, rezultuan me pushtimin e tokave të Azerbajxhanit dhe ngritën një politikë dashakeqe të Armenisë kundër popullit azer. Përpjekje për ti dhënë një vlerësim politik u bënë vetëm për një nga ngjarjet, masakrën e marsit 1918. Pasardhësja e ADR-së – Republika e Azerbajxhanit – e konsideron një detyrë historike zbardhjen e gjenocidit azer dhe vlerësimin e tij politik./azernews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne