Gjenocidi armen? Po gjenocidi i muslimaneve te Kosoves, Bosnjes dhe Camerise?

Dr. Olsi Jazexhi: “Pas ‘Gjenocidit Armen’ fshihet nje krim shume i madh kunder muslimaneve te Ballkanit dhe Anadollit”

Historiani Olsi Jazexhi ne analizen e tij te radhes flet per mitin e Gjenocidit Armen i cili eshte ngritur nga nje lob agresiv armen dhe mbeshtetet ne vecanti nga Franca. Ky lob agresiv do qe te formoje nje Armeni te Madhe. Miti i ngritur i Gjenocidit Armen pretendon se Perandoria Osmane ka masakruar apo ka kryer gjenocid ndaj popullsise armene. Miti flet per nje milon e gjysem armene te perzene nga qeveria xhon turke drejt vendeve te tjera. Kete mit e ka pranuar si te vertete Franca ku me pas ka filluar qe ti detyroje edhe vendet e tjera aleate te saj qe ta pranojne mitin e Gjenocidit Armen si te vertete. Mitin e pranojne si te vertete vende si Qiproja, Greqia. Kandaja, Rusia, Armenia, Vatikani etjer. Ne vende sikurse Qiproja greke, ne rast se e ve ne pikepyetje kete gjenocid shkon madje edhe ne burg. Kjo eshte tentuar qe te behet edhe ne France nga ligjevensit e vendit.

Historiani analizon faktin se ne momentin e krijimit te shtetit grek qe perkon edhe me renien e Perandorise Osmane, pati gjenocide te medha kunder muslimaneve ne te gjithe Ballkanin. Gjenocidi ose masakra e pare numeron mbi 25 mije muslimaneve te vrare ne More dhe ne rrethinat e Athines. Nga krimet e bera prej ortodokesve ballkanas ndaj muslimaneve eshte edhe Traktati i Luzanes, i cili pa debimin e 500 mije muslimaneve nga Greqia. Nga masakrat e bera ndaj muslimaneve eshte edhe rasti i popullsise muslimane te Vilajetit te Nishit ne vitin 1870. Nga nje popullsi e perbere nga 70% muslimane, shifrat tregojne se u debuan nga 300 mije deri ne 1.5 milion muslimane prej te krishtereve serbe.

Historiani permend masakrat kunder muslimaneve te Hungarise, Bosnjes, Serbise, Kosoves, Bullgarise, Greqise, Shqiperise. Ai tregon deportimet e popullatave muslimane prej te krishtereve serbe, greke, bullgare, hungareze, malazeze ne te gjithe Ballkanin. Historiani tregon edhe nje detaj se pas ketyre debimeve, popullata e Kosoves dyfishohet si pasoje e te debuarve muslimane nga viset e tjera te Ballkanit. Nje nga masakrat e medha ishte edhe masakra greke e pushtimit te Selaniku qe shenoi mbi 120 mije te debuar muslimane. Ne vitin 1912 nga Kosova u debuan rreth 120 mije kosovare prej pushtuesve serbe.

Historiani tregon se armenet kane shkuar mire me Perandorine Osmane. Armiqesia filloi me ngritjen e nacionalizmit armen qe u influencua nga protestantizmi britanik dhe influenca ruse. Nacionalistet armene synonin ngritjen e nje Armenie te Madhe.

Gjate fillimit te Luftes se Pare Boterore, shumica e gjeneraleve kryesore te shtetit osman te cilet ishin me origjine shqiptare, sikurse Enver Pasha, Talat Pasha, Mustafa Qemal Ataturku etjer, ndoqen shembullin e te krishtereve ne Ballkan, sikurse edhe amerikanet qe debuan rreth 120 mije japoneze nga Amerika. Per te siguruar vendin mbi ndonje kryengritje te krishtere, ata debojne shume popullata armene drejt Sirise, pasi shenjat e mosbesnikerise se tyre ishin bere te qarta. Armenet prisnin vetem furnizimin me arme.

Ne video historiani tregon edhe mbi gjenocidin e bere nga armenet kundet popullatave azere te Azerbajxhanit ne fillim te shekullit te 20-te. Ai tregon per masakren e Nagorni – Karabakut qe armenet bene ne vitin 1992, masakren e Khoxhalise dhe debimin e 800.000 azereve muslimane nga Armenia dhe Nagorni Karabaku drejt Azerbaixhanit pas renies se komunizmit.

Videoja tregon qe ndersa armenet pretendonje se Turqia ka debuar 1.5 milion armene, nga Ballkani Fuqite e Krishtera Ortodokse kane debuar nga 1 milion deri ne 2 milion muslimane shqiptare, boshnjake, turq, greke, pomake etj nga viti 1878 deri ne 1964. Injorimi i gjenocidit kunder muslimaneve ne Ballkan dhe qarja e Perendimit per gjenocidin armen behet me qellim. Perendimi kerkon te copetoj Turqine dhe mbeshtesi ekstremizmin armen per te krijuar Armenine e Madhe. Megjithate, askush nuk i lejon shqiptaret qe te kerkojne Camerine, Vilajetin e Nishit, Tivarin dhe Ulqinin etj. Evropa ka standarte dyfishe me gjenocidet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne