Gjermani – Ksenofobia dhe islamofobia ende në nivel të larta

Në Berlin është prezantuar raporti me titull “Qëndrimet e ekstremit të djathtë në Gjermani 2018-2019”, i cili është përgatitur nga një grup akademikësh nën drejtimin e pedagogut Andreas Zick nga universiteti “Bielefeld” dhe me mbështetjen e fondacionit “Friedrich-Ebert”.

Raporti nxjerr në pah faktin që ksenofobia dhe islamofobia në Gjermani vazhdojnë të jenë akoma në nivele të larta.

Sipas raportit në fjalë përqindja e gjermanëve që kanë bindje ksenofobe në vitin 2014 ka qenë 20%, në vitin 2016 ka qenë 19%, kurse tani raporti është pothuajse në të njëjtin nivel 18,8%.

Kurse në lidhje me ksenofobinë, raporti tërheq vëmendjen se vihet re një rritje, edhe pse e vogël. Në shoqërinë gjermane armiqësia ndaj myslimanëve në vitin 2014 ka qenë 17,55, në vitin 2016 ka qenë 18,3%, kurse sipas studimit të fundit për vitet 2018-2019 niveli është rritur në 18,7%.

Një në çdo 4 vetë mbi moshën 60 vjeç është kundër myslimanëve, kurse 1 në çdo 5 vetë është kundër të huajve. Kurse për grupmoshën 16-30 vjeç niveli i islamofobisë është 17,8%, kurse ai i ksenofobisë është 15,2%, gjithnjë sipas raportit në fjalë.

Ajo që bie në sy është rritja e përqindjes së atyre që kanë mendime negative për azilantët në veçanti, edhe pse kohët e fundit Gjermania po shënon rënie në numrin e azilantëve që ka pranuar. Por sipas të dhënave të raportit, 1 në çdo 2 gjermanë ka paragjykime ndaj refugjatëve.

75,1% e populistëve të djathtë të anketuar më shumë preferojnë Partinë e Alternativës për Gjermaninë (AfD), kurse 20,6% e tyre preferojnë partinë e Unionit Kristiandemokrat, 23% preferojnë Partinë e Demokratëve të Lirë (FDP), 16,6% preferojnë Partinë Socialdemokrate (SPD), 12,3% preferojnë Partinë e Majtë dhe 7,6% preferojnë të Gjelbërit.

Sipas raportit qëndrimi ksenofob në landet lindore të Gjermanisë është më i përhapur në krahasim me landet që ndodhen në perëndim të vendit. Ndërkohë që në rajonet perëndimore raporti është 18%, në ato lindore shifra arrin deri në 23%. Raporti konstaton gjithashtu se islamofobia në perëndim të vendit është 19%, kurse në lindje është 26%./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne