Shqiperia

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Ambientalisti Ferruni-Veliajt: S’është në planin urbanistik, rikonstruksioni kushton

Ambientalisti Lavdosh Ferruni i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se nuk është në planin urbanistik, të miratuar prej tij prishja e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Ferruni shkruan me ironi: Hap llogari bankare për teatrin dhe qytetarët do plotësojnë shumën që duhet. Bashkia do shpenzojë 0 lekë.

Postimi i plotë i Lavdosh Ferrunit:

Erjon Veliaj nuk e ke ne planin urbanistik te miratuar prej teje prishjen e Teatrit. Shkreli ka thene publikisht se rikonstruksoni eshte i mundshem por kushton. Hap llogari bankare per teatrin dhe qytetaret do plotesojne shumen qe duhet. Bashkia do shpenzoj 0 lek. Genjen kur thua se jane 98 pro dhe 2 kundra. Bej referendum per Teatrin. Vecoje e mos e bej bashke me disa pune te mira qe ke bere, qe shumekush mund te votoj. Prishja e Teatrit eshte luge corbe e prishur. / tpz

OPINIONE