Bota

34 viktima nga sulmi terrorist në Afganistan

Nga shpërthimi i një autobombe në provincën Helmand të Afganistanit, janë vrarë të paktën 34 persona dhe 58 të tjerë janë plagosur, kanë njoftuar autoritetet afgane.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se bomba ka shpërthyer jashtë një dege të Bankës së Re të Kabulit, në kryeqytetin e provincës Helmand , Lashkar Gah. Në mesin e viktimave ka civilë, punëtorë të bankës dhe anëtarë të forcave të sigurisë. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dënuar sulmin, duke thënë se sulmuesit janë “armiq të njerëzimit” dhe nuk kanë “respekt për asnjë fe”. Sulmi ka ndodhur në kohën kur zyrtarët policorë dhe ushtarët po prisnin para bankës për të marrë rrogat e tyre, para festës së Bajramit. Shpërthimi i bombës është pasuar me të shtëna armësh ka thënë Mohammad Karim Atal, anëtar i këshillit provincial. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por grupet militante, përfshirë talibanët dhe ISIS-in, në të kaluarën kanë kryer sulme të tilla terroriste./ PT

OPINIONE

INTERVISTA