36 raste me koronavirus, Manastirliu mbledh urgjentisht mjekët e Infektivit

Numri më i lartë i rasteve me koronavirus që prej nisjes së pandemisë është shënuar gjatë orëve të fundit në vendin tonë.

Pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë konfirmuar 36 raste të reja, ministrja Ogerta Manastirliu mblodhi urgjentisht mjekët e Infektivit.

Fax News raporton se kur doli nga mbledhja, njoftoi se do të jepte informacion paraprak për gjithçka u diskutua.

Nga rastet e reja 27 prej tyre janë zbuluar në Tiranë, katër në Shkodër, dy në Kamëz, një në Durrës, një në Lushnje dhe një në Lezhë.

Specialistja e ISHP-së Silva Bino tha se rritja e numrit të rasteve ka ndodhur për shkak të grumbullimit masiv të qytetarëve dhe neglizhimit që i është bërë këshillave për distancimin social dhe atyre të higjenës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne