Deklarata e fortë e PPE për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor

Grupi i Partisë Popullore Europiane ka dalë sot me një deklaratë të fortë në Parlamentin Europian, teksa ka kërkuar që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor.

Sipas Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit, që bëri deklaratën e grupit PPE në Parlamentin Europian, zgjedhjet në respekt të Kodit Zgjedhor dhe të dakordësuar mes palëve duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Ja deklarata:

“Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standardet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme.

Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat.

Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.”/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne